Title : | Bota si vullnet dhe përfaqësim | Original title : | Die Welt als Wille und Vorstellung | Material Type: | printed text | Authors: | Artur Shopenhauer, Author ; Dritan Thomollari, Translator ; Iliriana Angoni, Translator | Publisher: | Tiranë : Plejad | Publication Date: | 2009 | Pagination: | 304 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99956-571-5-4 | Price: | 800 lekë | General note: | Includes bibliographical notes (p. 21-28)
| Languages : | Albanian (sqi) Original Language : German (deu) | Descriptors: | Knowledge, Theory of Philosophy
| Class number: | 193 | Abstract: | Jo bashkëkohësve të mi, jo bashkëqytetarëve të mi, por njerëzimit po ia dorëzoj veprën time.... me një rëndesë të brendshme dhe me besimin se herët a vonë do të arrijë tek ata, të cilëve mund t'u drejtohet. Por, nga ana tjetër, qetësisht i dorëzuar të shoh të prekë, në tërësinë e vet, fatin që i takon gjithmonë së vërtetës, në çdo fushë të dijes: fat, që thotë se të vërtetës i është caktuar veçse një triumf i shkurtër, midis dy hapësirave të gjata kohe, në të cilat ajo dënohet si paradoksale ose nënçmohet si banale. E vërteta nuk është një grua e përdalë, që u hidhet në qafë atyre që nuk e dëshirojnë; përkundrazi, ajo është një bukuroshe kaq shumë ngur-ruese, saqë edhe ai që arrin të sakrifikojë gjithçka nuk mund të jetë i sigurt t'i fitojë favoret e saj. Jeta është e shkurtër, por e vërteta punon me largpamësi e rron shumë gjatë. Le ta themi pra të vërtetën! Mendimet e këtyre shpirtrave të jashtëzakonshëm nuk durojnë të fil-trohen nga një mendje e zakonshme. Të prodhuara prej balleve të gjera, të larta e të harkuara, nën të cilët shkëlqejnë sy vezullues, nëse trans-portohen në një strehë të angështuar e me çatinë e ulët të një kafke të ngushtë, të shtypura nga muret e trashë, prej të cilave spiunojnë vësh-trime të topitura, që priren kah qëllimeve personale, ato humbasin çdo jetë dhe fuqi, e nuk i ngjajnë më as vetvetes. Madje, mund të thuhet se këto lloj mendjesh veprojnë si pasqyra deformuese, në të cilat gjithçka përdridhet, shfigurohet, humbet simetrinë e bukurisë së saj e përngja-son me një ngërdheshje. Ndaj, ai që ndihet i prirë kah filozofisë duhet t'i vizitojë mjeshtërit e pavdekshëm të saj në faltoren e heshtur të veprave të tyre. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14424 |
|  |