Abstract: | Baroni Franc Nopça von Felsoszilvas (1877-1933), një hulumtues dhe dijetar i shquar i kohës së tij, pati një jetë të trazuar. Baroni Franc Nopça, bir i një familjeje fisnike hungareze lindi më 3 maj 1877, në pronat Szacsal të prindërve të tij, të cilat gjendeshin në Hatzeg të Siebenbiirgerit. Me ndërmjetësimin e xhaxhait të tij dhe kumbarit të tij, Franc von Nopça (1815-1904), kryemjeshtri i oborrit të perandoreshës Elisabeth, Nopça mundi të japë maturën në shkollën Maria-Theresiasmus në Vjenë. Ndoshta ngjarja vendimtare e rinisë së tij ndodhi në vitin 1895, gjatë një shëtitjeje në Szentpëterfalva. Aty, ai dhe motra e tij Ilona, zbuluan fosile të kockave të një dinosauri, të cilat ia dërguan profesorit Eduard Suess në Vjenë. |