Abstract: | Qytetet kryesore shqiptare të asaj kohe, ato përgjatë bregut të Adriatikut, e jo shumë larg prej tyre, si Durrësi, Shkodra, Ulqini, Drishti, Lezha dhe Tivari e konsideronin vetveten “latine” (edhe pse Surrësi mundë të konsiderohej në një farë shkalle “greke” (në kuptimin e ritit ortodoks)” , ndërsa Vlora, në të kundërtën, në një farë shkalle “latine. Po në çfarë elementesh konsistonte një “latinitet i tillë? Sigurisht, në ritin fetar, mirëpo kjo gjë s’përbënte ndonjë dallim kryesor me pjesën tjetër të vendit. Më tej, në kulturë e në gjuhë, ose të paktën në gjuhën e kulturës. E kur thuhet kulturë, është e pashmangshme të mos përfshihen në të edhe institucionet e vertë mentalitetit kuridik, qëe shkon deri në epokën e vjetër imperiale, të mbajtur gjallë nëpërmjet shkëmbimeve të shpeshta tregtare dhe demogarfike me Dalmacinë, Italinë apo Greqinë, e të rinovuara vazhdimisht nga aktiviteti i noterëve latinë dhe grekë, gjithnjë të pranishëm e aktivë nëpër këto vende. Në veçanti, na duhet të bisedojmë se “autoritetet noteriale të perandorisë” të ardhur prej shkollave të Bolonjës, Padovës, Napolit, e ndoshta dhe Pavisë, nuk qenë të kufizuara vetëm në njohjen e koncepteve të së drejtës imperiale romane (ose gjermatike) apo ta asaj kanonike, por qenë të ndikuara jo pak nga mentaliteti juridik i komunave italiane, aq më tepër që gjendeshin në shërbim jo të Zotërinjëve, por të komunitetit. Falë kësaj veçantie, besojnë se qe e mundur prirja e tyre për institucione të lira dhe për formimin e statuteve lokale, për të cilët ky libër themelor jep një përshkrim pothuajse shterues. |