Abstract: | Xhuzepe Krispi (Giuseppe Crispi), i njohur në ko-munitelin arbëresh të Italisë me emrin Zef Krispi, lindi në vitin 1781, në një fshat arbëresh të Sicilisë dhe në një familje të njohur intelektualësh, nga e cila doli dhe Françesko Krispi, ish-kryeministër i Italisë, xhaxhai i të cilit ishte Xhuzepeja. Familja Krispi kishte emigruar në Itali qysh në vitin 1467. Xhuzepeja e nisi karrierën si prift dhe, më pas, punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë greke në Universitetin e Palermos. Njëherësh mbanle postin e rektorit të seminarit grek atje. Ka botuar disa studimee Hbra si: "Memorie sto-riche di talune costumanze appartenenti alle colonie greco-albanesi di Sicilia" - "Kujtime historike mbi disa zakone të kolonive greko-shqiptare të Sicilisë". Palermo 1853, "Canti degli Albanesi di Sicilia", një përmbledhje këngësh popullore shqiptare të sho-qëruara me përkthimin italisht të tyre, botuar në 1857. |