Abstract: | Libri, që ribotohet, mendoj që vjen në jetë në një kohë tepër të nevojshme për çdo lexues, në përgjithësi, dhe për diplomatët. intelektualët, studentët. hulumtuesit, në veçanti. Ai vjen si një libër i munguar e që kërkohet, në mënyrë të veçantë, nga shoqëria shqiptare, jo si dogmë, por si armë për veprim, si udhërrëfyes për t'u orientuar në "stacionet" e reja drejt të cilave është drejtuar shoqëria shqiptare. Rëndësia e botimit të tij lidhet me realitetet e reja te shqiptarëve, me nevojat e tyre për të kuptuar më mirë e për të përshtatur këto realitete me trendin ndërkombëtar të ngjarjeve e zhvillimeve, pjesë e rëndësishme e të cilave, çdo ditë që vjen, bëhet edhe realiteti shqiptar. Sigurisht, libri "Negociatat" nuk është një "love story" apo "killer action",që është në shërbim të gjendjeve emocionale të njerëzve, për t'i vënë ato në gjumë, apo për të kaluar kohën e lirë, ai përbën një libër pune në tavolinën e çdo intelektuali të vërtetë, të liderve qendror e lokalë, të studiuesve e profesorëve, të diplomatëve e të drejtuesve të dikastereve shtetërore e administrative, vendimarrësve të biznesit publik e privat, te studentëve e të rinisë, për t'i mësuar ata si te negocojnë, si të ndërtojnë, hap pas hapi, nëpërmjet artit të bukur të negociatës, shoqërinë demokratike shqiptare të njerëzve të lirë e të kulturuar. |