Abstract: | Fjala menaxhim edhe pse nuk është e gjuhës shqipe, është bërë sot pa dyshim një nga fjalët e shpeshta në komunikimin e përditshmërisë sonë. Nuk është vështirë t'i përgjigjemi pyetjes, përse? Koha në të cilën jetojmë kërkon menaxhim të mivëfilltë të jetës, të punës e të veprimeve, sepse shpejt biem në krizë (ekonomike, politike, morale, sigurie, ekzistenciale etj.) Prandaj flasim për menaxhim të politikës, menaxhim të krizës, menaxhim te situatave, menaxhim të konflikteve, menaxhim të ndërmarrjeve, menaxhim të shkollave etj. Edhe në fushën e arsimit përballemi me menaxhimin, madje menaxhim sistematik dhe të domosdoshëm. Për këtë konstituohet edhe disiplinë e veçantë Pedagogjia e menaxhimit. Në praktikën pedagogjike vërehet një kontinuitet në pikëpamje të konceptimit të menaxhimit. Shikuar nga kontinuiteti, menaxhimi ka qenë edhe më parë i praktikuar, por i njohur me emrin drejtim, udheheqje, qeverisje. Këtë proces sot e vrojtojmë me termin menaxhim, fjalë e huazuar nga anglishtja, me përdorim të gjërë në gjuhën shqipe. Kjo disiplinë në konstituim e sipër, me një zhvillim dhe zgjeiim të njohurive të komponuara në sistem koherent didaktik-metodologjik, sado që është e suksesshme ende nuk ka arritur në strukturë konsistente. |