Abstract: | Avokati Ovid Dektroli, ekspert në të drejtën ndërkombëtare të ortakërisë dhe drejtues i njërës prej studimeve më të rëndësishme të Gjenevës, me njerëz prej studiove më të rëndësishme të Gjenevës, me njezet ortakë dhe tridhjetë shokë e vështroi drejt e në sy burrin, që i rrinte përballë : Doktori Montalto, jeni vërtët i vetëdijshëm për atë që jeni duke bërë?-pyeti ngadalë. Avokati nga Gjeneva ishte me trup thatim dhe me vështrim të ashpër e depërtues. Pamja e tij ushtronte njëfarë magjie te kundërshtarët dhe ngjallte siguri te klientët e vet. Dekroli e njihte Emiliano Montalton që nga viti 1960, në kohën kur botuesi tridhjetëvjeçar, në martesën e tij të dytë, kishte marrë për grua aristokraten angleze Meri Xhun Skot-Devis.Që në atë kohë ishte bërë përfaqësuesi ligjor i Emilianos dhe i familjes Montalto. |