Title : | Buzë lumit u ula dhe qava | Other title : | Na margem do rio Piedra eu sentei e chrei | Material Type: | printed text | Authors: | Paulo Coelho, Author ; Durim Taçe, Translator | Publisher: | Tiranë : TOENA | Publication Date: | 2009 | Pagination: | 232 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99943-15-20-8 | Price: | 7 euro | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Portuguese (por) | Descriptors: | Fiction Pyrenees - Fiction
| Class number: | 869.3 | Abstract: | Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshje, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrot për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes. Por çfarë ndodh kur, në rininë e parë, një dashuri e madhe i bëhetfli e druajtjes, atëherë kur fjalët nuk arrijnë të vijnë gjer në buzë dhe e ardhmja humbet midis ngjyrave vjeshtore të një lisl që zë gjithë sheshin? E çfarë ndien kur, pas njëmbëdhjetë vjetësh, rigjen të dashurin dhe zbulon se ai po ecën-në rrugën e shenjtërimit dhe është në gjendje të kryejë mrekulli? Cilat janë mendimet dhe shpresat që gjëmojnë në mendje dhe që e ngrenë trupin në shkulme të qarash ose të qeshurash? Për Pilarin, ëndrra e të qenit pranë të dashurit duket se po tretet në ujërat e akullta të lumit Piedra, por nganjëherë edhe shtjellat, ujëvarat dhe guralecët e një rrjedhe lumi - së bashku me një zhurmë hapash pas shpine - mund të përcaktojnë të ardhmen dhe të të bëjnë të kuptosh që "të dashurosh do të thotë të komunikosh me tjetrin dhe të zbulosh tek ai një pjesëz të Zotit". | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14247 |
|  |