Abstract: | Vdekje në Nil e shkrova pasi isha kthyer nga Egjipti, ku kalova gjithë dimrin. Dhe tani që po e lexoj. Më duket se jam kthyer sërish në avulloren nga Asuani në Uodi- Halfa. Atëherë pati një numër të madh udhëtarësh në bord, por këta qëshfaqen në këtë libër kanë udhëtuar brenda mendjes sime, duke u bërë gjithnjë e më realë në skenën e përsosur të një avulloreje në Nil. Libri ka shumë karaktere dhe një intrigue të përpunuar me shumë kujdes. Madje mendoj se situate qendrore ka të bëjë pikërisht me intrigën, që mbart shumë mundësi dramatike, ndërsa të tre karakteret – Simoni, Linetja dhe Zhaklina – ende mua vetë më duken se janë reale dhe të gjallë. Shoqja ime, Frensis L. Salivan, e pëlqeu kaq shumë këtë libër, saqë nuk reshti për asnjë cast të më nxiste që ta vija medoemos në skenë, diçka që e realizova më në fund. Mendoj se ky është një nga librat e mi më të mire të udhëtimeve jashtë shtetit, she meqë historitë me detective quhen “ letërsi e arratisjes’ (e përse të mos quhen kështu?), lexuesi mund të arratiset në qiel me diell dhe detra blu, qoftë dhe kur lexon për një krim brenda kufilve të një kolltuku. |