Title : | Ekonomia politike : kuptimi i rendit ekonomik ndërkombëtar | Other title : | Global Political Economy | Material Type: | printed text | Authors: | Robert Gilipin, Author ; Fatmir Zanaj, Translator | Publisher: | Tiranë : Dita 2000 | Publication Date: | 2009 | Pagination: | 383 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-99943-578-9-5 | Price: | 1200 lekë | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Globalization - Economic aspects Globalization, Economic development International Monetary Fond
| Class number: | 339.9 | Abstract: | Ky libër i shumëpritur i Robert Gilpin-it përmbledh përpunimin e mëtejshëm të ideve të librit të tij të mëparshëm Ekonomia Politike e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, një punim klasik ky në fushën e ekonomisë politike ndërkombëtare, që vazhdon të mbajë të mbërthyer vëmendjen e studiuesve, e punonjësve kërkimor-shkencorë dhe të atyre që bëjnë politikat shtetërore. Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit. Fuqia e kompjuterit po bëhet përherë e më shumë një nxitje e madhe e zhvillimit të ekonomisë botërore, ndërsa zhvillimet teknologjike kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë dita-ditës çdo aspekt të marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare. Libri i ri i Gilpin-it Ekonomia Politike Globale, merr në analizë të gjitha këto zhvillime. Duke pasqyruar përvojën e një specialisti që ia ka kushtuar jetën e vet këtij profesioni, libri u ofron lexuesve një punim kërkimor mjeshtëror mbi qasjet e përdorura deri tani për kuptimin dhe shpjegimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare, si dhe të problemeve me të cilën po ballafaqohet sot ekonomia botërore. Gilpin përqendrohet në shpjegimin e forcave të mëdha ekonomike, politike dhe teknologjike, që kanë transformuar botën Ai i kushton vëmendje të posaçme globalizimit ekonomik, rrjedhojave dhe implikimeve të tij reale dhe imagjinare në jetën ekonomike, si dhe shkallës në të cilën janë ekzagjeruar e keqkuptuar natyra, përmasat dhe rëndësia e tyre. Po ashtu, ai provon se politikat kombëtare dhe ekonomitë vendase mbeten përcaktori më i rëndësishëm i marrëdhënieve ekonomike, i realitetit ekonomik ndërkombëtar. Ky libër ve theksin dhe te rëndësia e rajonalizmit ekonomik, e korporatave sh n mckombcshc dhe e trazirave financia re. Në diskutimin e tij mbi ekonominë politike globale, Gilpin gërsheton analizën ekonomike me atë politike, si dhe shfrytëzon idetë e teorisë konvencionale të tregtisë ndërkombëtare, analizat e thelluara të teorisë së organizimit industrial dhe të teorisë së rritjes endogjene. Krahas tyre, janë shfrytëzuar edhe ide nga shkenca politike, historia dhe nga disiplina të tjera, që e kanë pasuruar thelbin e kuptimit të rendit të ri ekonomik ndërkombëtar, të paraqitur në këtë libër. | Contents note: | Rendi i ri ekonomik global; Natyra e ekonomisë politike; Konceptimi neoklasik i ekonomisë; Studimi i ekonomisë politike ndërkombëtare; Teorit e reja ekonomike; Rëndesia politike e teorive të reja ekonomike; Sistemet kombëtare të ekonomisë politike; Sistemi tregtar; Sistemi monetar ndërkombëtar; Sistemi financiar ndërkombëtar; Shteti dhe shumëkombëshet; Shteti dhe zhvillimi ekonomik; Ekonomia politike e integrimit rajonal; Shteti-Komb në ekonominë globale; Qeverisja e ekonomisë globale; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14165 |
|  |