Abstract: | Të gjithë njerëzit për nga natyra lindin me dashurinë për të ditur!" (Aristoteli), ndërsa vetë „dija është forcë" (Bacon), është pushtet, është kapacitet madhor për të ecur përpara. Dija e sistematizuar është specifikë e shkencës, veçori kryesore e shoqërisë së dallgës së tretë, e shoqërisë pasindustriale, e shoqërisë së informacionit ose e cyber-shoqërisë. Në sërën e shkencave shoqërore sociologjia, e cila paraqet studimin sistematik të shoqërisë njerëzore, zë një vend shumë me peshë. Ajo është formë e vetëdijes, mënyrë e të menduarit, mënyrë e shikimit të shoqërores. Është disiplinë që njeriut i jep një perspektivë të mendimit, kuptimësimit dhe ndërtimit të shoqërisë, të një bote që vazhdimisht ndryshon, madje në çastin që e studiojmë. Të bësh sociologji do të thotë të kesh frymë dinamike, të merresh me ndryshimet sociale, me zhvillimet e shoqërisë, të përpiqesh të kuptosh, të interpretosh dhe të përshkruash objektivisht rrafshin social. E për të bërë një gjë të tillë duhet një aparat teorik i përbërë nga nomenklatura bazë e kësaj shkence, që përbën themelin mbi të cilin do të ndërtohet ngrehina sociologjike... |