Abstract: | "Marku gjendet i mbërthyer në mes të një sistemi ligjor të çmendur dhe një vrasësi mafioz, që vepron i dëshpëruar për të mbuluar krimin e tij. E vetmja aleate e tij është një grua e quajtur Regi Lov që kishte vetëm katër vjet punë si avokate. Prokurorët janë të gatshëm të thyejnë çdo rregull për ta bërë Markun të flasë. Asgjë nuk do ta ndalonte mafien për t'ia mbyllur gojën. Dhe Regi do të bëjë gjithçka për të mbrojtur klientin e saj, madje duke vënë në lojë edhe jetën e të dyve." "Na detyron të kridhemi në mendime... I magjishëm... Xhon Grisham vazhdon të na tundojë me çdo krijim të tij të ri. Romani i tij i fundit, "Klienti", ka një ndërthurje të mençur, të tërheq me zgjuarsi në brendi dhe është mjaft prekës. Ai na paraqet një hero të ndryshëm e tërheqës: një djalë të vogël njëmbëdhjetëvjeçar. Mark Suei është i paharrueshëm... Çdo gjë tingëllon kaq e vërtetë, që nga personazhet kryesore deri tek ata më dytësorë skalitur plot ngjyrime e në sfondin e një sistemi të korruptuar drejtësie."... |