Abstract: | I zgjuar, tërheqës, Berni Faini ishte djali më i çuditshëm i Wolff’s-it, dyqani më mahnitës i Nju-Jorkut. Si epror ai shkon me ngritje në detyrë në San Francisko për të hapur një degë në Bregun Perëndimor. Karriera e tij ka kapur majat, ndërsa jeta nuk ka gjetur akoma kuptim. Kur sheh sytë e mëdhenj e të pafajshëm të vogëlushes pesëvjeçare Xhejn O’Reilli e më pas sytë po aq magjepës të nënës së saj, Lizës, Berni kupton e ka gjetur atë çka kërkonte. Ai kujtoi se kishte gjetur dashurinë e përjetshme, por kur Liza goditet nga kanceri, koha shkurtohet me dhmbje. I mbetur vetëm me dy fëmije, Bernit i duhet të përballet me humbjen dhe të mësojë se jeta ka akoma të tjera gjëra të bukura për t’i dhënë. |