Abstract: | Në dy romanet që deri më tash ka botuar Rexhep Zllatku, shquhet një ide qendrore: kufijtë, në të gjitha trajtat e mundshme të tyre, të jashtëm dhe të brendshëm, realë dhe figurative. Vetëm në shikim të parë duket sikur romanet Plagoma dhe Droja e Kadiut s’kanë gjë të përbashkët nga ana lëndore, nga ana e çfarësisë së materialit laboratarik. Këtë përshtypje të parë e mbështet sidomos fakti, që ndërmjet “historisë” së rrëfyer të njërit dhe tjetrit qëndron një distance kohore prej disa shekujsh. Në fakt te romani Plagoma flitet pë vendosjen e kufirit shtetëror mes trupit të gjallë të kombit, mes leqeve të pleksura të gjakut, diku nga gjysma e këtij shekulli, ndërsa te Droja e Kadiut bëhet fjalë për një kufi shpirtëror që shekuj më parë synonte të vendosej dhunshëm në vetëdijen e qenies sonë kombëtare. |