Abstract: | Veprimtaria letrare e Murat Isakut shtrohet në hapësirën kohore të gjysmës së dytë të shekullit që po e lëmë pas. Gjatë tërë kësaj kohe, pra që nga vitet pesëdhjetë, vepra e tij letrare ka qenë e pranishme, pa ndërprerje, në krahun këtej kufirit të letërsisë kombëtare. Pjesërisht, thuaja simbolikisht, ka qenë e pranishme edhe për lexuesin në shtetin shqiptar. Karakteristika tjetër, pra, pos ritmit ciklik të rregullt, të pandërprerë, në kontinuitet krijues, është krijimi parallel në poezi dhe në prozë. Dhe janë, do të thosha edhe si sasi edhe si cilësi, format barabarësisht kryesore për të realizuar natyrën, çfarësinë e kësaj natyre krijuese. |