Title : | Kokë më kokë me të rinjtë | Other title : | Genclerle başbaşa | Material Type: | printed text | Authors: | Ali Fuad Bashgil, Author ; Metin Izeti, Translator | Edition statement: | 2nd edition | Publisher: | Shkup : Logos A | Publication Date: | 2009 | Other publisher: | Istanbul : Yaĝmur yayınevi | Series: | Lexo | Pagination: | 77 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 979-9989-582-87-4 | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Turkish (tur) | Descriptors: | Psychology Success
| Class number: | 131.337 | Abstract: | Dëshiroj që shkollat tona që prej fillores e deri te më të lartat të rinjve gradualisht t’ua mësojmë mënyrën e ecjes me hapa të sigurt në rrugën e të mësuarit dhe përgatitjes; t’ua zbulojnë fshehtësin e suksesit në punë. Shkolla të mos i ngjasoj një fabrike e cila prodhon dituri dhe të mos mbetet vetem në intelektet e të rinjve, por le të ndalet pak edhe në vullnetin e tyre dhe shpirtërisht le t’i edukojë ata, për arsye se vlera dhe fuqia e njeriut mbështeten në dominimin me unin dhe sundimin me vullnetin, në sjelljet e mira dhe edukatën shpirtërore e jo në sasinë e diturisë. Edukata e shpirtit dhe vullnetit është diç krejtësisht tjetër. Kjo edukat nuk arrihet me leximin dhe mësimin përmendësh të librave. Ja pra, duke e pas parasysh këtë nzbrazëtirë dhe duke u bazuar në atë që kam lexuar dhe përjetuar në jetën time studentore dhe mësimdhënëse, vendosa që rinisë t’i prezentoj një mendim për atë se si arrihet në fshehtësinë e të qenit i suksesshëm dhe për mënyrën e të mësuarit dhe punës. Në të vërtetë të jeshë i suksesshëm nuk do të thotë të jesh edhe i lumtur. Njeriu mund të arrijë sukses, të ngrihet edhe në vendin të cilin nuk e meriton në shoqëri, por kjo nuk do të thotë se është edhe i lumtur.
Kërkimi i lumturisë diku tjetër jashtë vetes sonë, në famë, pasuri dhe pushtet, konsiderohet si mashtrim optiknë shkretëtirën pa ujë. Por megjithatë, rruga e lumturis nuk është e ndarë nga rruga e suksesit. Atdheu i lumturisë është pak më tej atdheut të suksesit. Para se të kalohet ky vend nuk mund të arrihet në atdheun e lumturisë, ose mundet por është shumë vështirë. Njeriu i suksesshëm më pak mund mund ta arrijë lumturinë. Udhëtari im i dashur, në këtë broshurë do të mundohem të ta tregoj rrugën e atdheut të suksesit. Nëse dëshiron të shkosh më tej, atëherë do të vazhdosh vetë dhe do ta gjesh lumturinë e kërkuar. | Contents note: | Rreziqet dhe armiqtë e rrugës së suksesit; Kushtet e suksesit; Ndikimi i edukatës në shpirtin dhe karakterin njerëzor; Suksesi dhe puna frytdhënëse; Ligjet e jetës profesionale dhe suksesit të përgjithshëm; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=13261 |
|  |