Abstract: | Rrëfimi Letrar dhe Historik
Rrëfimi edhe kur dëgjohet edhe kur thuhet, vjen si nevojë, vjen si domosdo e njeriut. Si formë më vitale si komunikim, rrëfimi është formë e të jetuarit, formë ekzistimi. Përmes tij njeriu kërkon veten nëpër kohë, ndriçon kontekstet kohore dhe hapësinore të pozitës dhe të prespektivës së vet. Përmes rrëfimit mbi një qëndresë dhe mbi një ekzistencë, gatuhet ngarkesa e pasurisë shpirtëror, ngarkesa e ndërgjegjes, e vetëdiojes, e besimit… Njëherë vjen si infromim-kujtim që, nëpër kohë, të shtresohet pastaj në botën e njeriut, të shtresohet në nuance komplekse të qenies. Kështu formohet tradita kulturore, shpirtërore e njerëzve. Kur nuk ekziston rrëfim, nuk ekziston as lidhëshmëria, vazhdueshmëria, kontinuiteti. Dhe nga ky aspect i misionit, rrëfimi, nismën e ka të përbashkët për historinë dhe për letërsinë. Jo vetëm kur lidhet me të kaluarën rrëfimi, edhe brendapërbrenda ditës, shpejt shndërrohet në kategori, në process dhe vetëdije historike….
|