Abstract: | Libri përmbledh disa segmente të golgotës që përjetuan shqiptarët nën regjimin sërb, sidomos gjatë viteve 1997-1999, kur soldateske sërbe, me tërë makinerinë, deshi ti zhbijë nga trojet e veta. Edhe autori i këtij libri, Naser Husaj, i angazhuar në jetën kombëtare në fillim të viteve të 90-ta, si kryetar i Ballit kombëtar të Kosovës, ishte njëri nga shqipatrët e shumtë që e përjetoi këtë golgotë, dhe që falë zotit i shpëtoi asaj. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve politike që nga viti 1990, dhe dëshmitar i masakrave që bënë serbët në Burgun e Dubravës gjatë fushatës sërbe mars fillimqershor të vitit 1999, Naser Husaj ka shfaqur edhe përsiatjet e veta për ato ngjarje, përsiatjet e shokëve të tij të burgut… Me një fjalë, ka paraqitur krejt mbamendjen e vet brenda viteve 1990-1999, kur edhe lirohet nga burgjet sërbe. |