Title : | Monumentet e natyrës në Shqipëri | Original title : | The monuments of nature in Albania | Material Type: | printed text | Authors: | Perikli Qiriazi, Editor ; Skënder Sala, Author ; Adelina Albrahimi, Translator ; Lindita Dervishi, Translator | Publisher: | Tiranë : Ideart | Publication Date: | 2008 | Pagination: | 119 p. | Layout: | ill. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99943-437-0-6 | Languages : | English (eng) Albanian (sqi) | Descriptors: | Monuments of nature
| Class number: | 719 | Abstract: | Shqipëria, vendi i hireve natyrore
Shqipëria shquhet për një natyrë e peizazh të bukur e të larmishëm, ku ndërthuren natyrshëm bimësia, malet, fushat, lumenjtë, liqejtë dhe bregdeti. Bukuritë natyrore përbëjnë perla të paçmueshme të lidhura ngushtë me historinë, kulturën, dhe identitetin e popullit shqiptar. Tashmë, 697 prej këtyre perlave kanë statusin e veçantë si “Monumente të natyrës” me vlera të papërsëritshme, shkencore, kulturore dhe turistike. Një vend të rëndësishëm zënë biomonumentet, si Pisha Flamur (Llogara) dhe ajo e Qafë Pejës (Theth), Rrapi i Libohovës, Rrapi i Gurrës së Labinotit etj. Disa nga këto biomonumente njëherazi janë dëshmitarë të shume ngjarjeve të rëndësishme të jetës dhë historisë së popullit shqiptar. Në to janë organizuar kuvende, beslidhje, festa popullore dhe rite fetare e pagane…Gjeomonumentet gjithashtu përfaqësojnë vlera të veçanta të bukurisë natyrore. Liqejtë e Lurës, Syri i Kaltër, Shpellat e Gajtanit (pranë saj është një vendbanim i fortifikuar Ilir i kohës së hekurit, por edhe mbetje të njeriut të lashtë), shpella Pëllumbasit (ku janë gjetur skelete të arinjve të shpellave), Shpella e Haxhi Alisë në Karaburun etj, përfaqësojnë monumente me vlera të larta sa shkencore e historike aq dhe ekoturistike. Erozioni, erërat e rjedhjet ujore kanë krijuar dukuri natyrore e gjeomorfologjike madhështore, me forma e pamje estetike mahnitëse dhe me figura të rralla, deri mistike, si Ujëvara e Thethit, Kanioni i Osumit, Burimet e Valbonës, Cirku i gropës së bukur të Jezercës, Qafa e Çezarit (nëpër të cilën ka kaluar ushtria romake), Qafa e Kulmakut (ku organizohet pelegrinazhi bektashi), Gryka e Vajës (në vitin 1478, 90 gra e kutane, për të mos rënë në duart e pushtuesve u hodhën nga shkëmbi), etj. | Contents note: | Monumentet e natyrës pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë natyrore; Dëftuesi i hartës së monumenteve; Monumentet e natyrës shqiptare sipas qarqeve; Qarku i Beratit; Qarku i Dibrës; Qarku i Durrësit; Qarku i Elbasanit; Qarku i Fierit; Qarku i Gjirokastrës; Qarku i Korçës; Qarku i Kuksit; Qarku i Lezhës; Qarku i Shkodrës; Qarku i Tiranës; Qarku i Vlorës; Dokumentimi fotografik i monumenteve; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=13157 |
|  |