Title : | Pavarësia, gjasa dhe shpresë | Material Type: | printed text | Authors: | Fehmi Agani, Author ; Agim Lluka, Editor | Publisher: | Pejë : Dukagjini | Publication Date: | 2002 | Series: | Vepra / Fehmi Agani, ISSN 995105000X No. 7 | Pagination: | 487 p. | Size: | 22 cm | ISBN (or other code): | 978-995-10-5007-4 | General note: | Includes bibliographical footnotes
| Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | International relation - Rambuje - Kosovo Kosovo - War - 1989-1999 - International community - Rambuje
| Class number: | 341.231 | Abstract: | Vepra e shtatë e profesor Aganit është e sajuar nga shkrimet, komentet dhe analizat e botuara në Javoren „Zëri në Prishtinë, ku janë përfshirë shkrimet e botuara nga muaji tetor 1996 dhe deri në muajin mars 1999, përkatësisht mbi 90 shkrime, komente e trajtesa të aktualitetit kohor, tamam siç thuhet edhe në libër „që nga marrëveshja për arsim e deri në Rambuje“.
Këto shkrime si formë strukturore, ruajnë atë kronologjinë e kohës dhe të publikimit. Gjithsesi angazhimet e profesor Aganit do të lidhen në mënyrë sublime me pikëpamjet e tij të shfaqura gjatë gjithë jetës. Koha në të cilën i ka shkruar shkrimet dhe komentet e publikuara në vazhdimësi paraqesin kronologjinë më të besuar, ngase ai ishte vet një analist dhe dijetar i pazëvendësueshëm. Të gjitha aktivitetet politike dhe të gjitha kontaktet diplomatike do ta kenë frymëzuar dhe do t’i kenë hapur ide të reja të cilat ai në forma të ndryshme do t’i bëjë publike, me të cilat mëtonte të sugjeronte mënyra për të zgjidhur probleme dhe për ta avancuar mendimin politik drejt zgjidhjes përfundimtare.
Kosova në atë kohë jo vetëm që ishte e mbërthyer nga falangat serbe, nga paramilitarë e polici të shumta, por Kosova ishte mbërthyer nga struktura të shumëfishta të shërbimit sekret informativ serb të cilat i kishin futur thellë duart e tyre në të gjitha organizimet publike e politike dhe sidomos këto struktura kanë punuar me të ashtuquajturat „Organizata Jo Qeveritare, (OJQ)“ dhe me mjetet e publikimit informativ të cilat pothuajse gjatë gjithë kohës do të mbjellin konfuzion, do të hapin dilema dhe do të bëjnë atë që e dëshironin urdhërdhënësit e ideve të marra. Jo rrallë, profesor Agani, është gjendur në situata dramatike. Por ai kurrë nuk ngurroi për t’i atakuar në mënyrë publike qoftë nëpër ndeja e tribuna të caktuara, qoftë edhe përmes mjeteve publike për të cilat ata ishin të sigurt se i kishin në duart e tyre. Prandaj, ajo që është thënë nga redaksia e botimit të këtyre veprave se „të gjitha ato informata akademik Agani, edhe kur nuk ishte në gjendje t’i transmetonte në tërësi, nuk mund të mos i bënte publike në ndonjë farë mënyre“, është mendim i sforcuar në çastin kur rilexohen edhe një herë këto trajtesa nga një distancë e tanishme kohore dhe duke i parë në rrafshin e ndryshimeve të reja.
Në këtë vepër janë përfshirë, 13 shkrime të publikuara në vitin 1996, (përkatësisht në periudhën tetor - dhjetor), 38 shkrime, analiza e komente gjatë vitit 1997, kurse në vitin 1998 janë 36 shkrime të publikuara dhe vetëm 5 që i ka bërë në fillim të vitit 1999. Duke mos hyrë në analiza të periudhave të caktuara, pse nuk ka shkrime të publikuara, dhe dilema të tjera të njohura për pengesat që i bëheshin në vazhdimësi profesor Aganit, edhe kjo vepër ka peshën historike dhe zbulon konceptin shkencor dhe tejet profesional e të mirëfilltë të një dijetari dhe eruditit të çështjes shqiptare. | Contents note: | Marrëveshja për arsimin një muaj pas; Apatia dhe falsiteti parazgjedhor; Fazë e re në jetën politike të shqipërisë; marrëvshja për shkolla – sukses apo test sprovë; Dyshoj ta ketë lexuar mao ce dunin; Afirmim i idesë së pavarur; Lajthitjet e Gligorovit; Obstruksione do të ketë por nuk do na shmangin nga synimet tona; Fitorja humbesë e të majtës sërbe; Tronditje që reflektohen edhe në Kosovë; Emancipimi i sërbisë si dekosovizim i saj; Balansim i brishti; Të arrijmë çka, kur dhe si; Ska demokratizim të Sërbise pa vetëvendosje të Kosoevës; Zhvillime dramatike; Gjuha zhgënjyese e opozitës sërbe; Çka fshehet pas ashpërsmit të ri në Kosovë; Mesazhi i terrorit; Myopia e rivalizimit iracial; Protestat në Shkup si degradim i idesë së universitetit; Rebelimi dhe ndërprerja e tij; Klasa politike shqipëtare dhe pa përgjegjesia e saj; Lëvizja shqipëtare do ti përballojë çregullimet; Rikthimi në platformën e nacionalizmit; Kosova dhe demokratizimi i Sërbisë; Zgjedhjet po pse jo; Zgjedhjet si zgjedhje; Arrogancë e një triumfalizmi të paqenë te një regjimi skandaloz; Instuitucionalizim i diskriminimit; Shkurajimë tinzare; Pse shqipëtarët nuk mund ta pranojnë propozimin e Bashkësisë Evropiane; Legjitimimi dhe segmentarizmi; Zgjedhjet dhe kriza; Instiucionalizimi dhe ekzagjërimet; Zgjedhjet si factor i zgjedhjes për Kosovën; Sundimtari që personifikon hegjemoninë; Partnerizmi dhe limitet në Ballkan; Cinizmi arrogant; Domosdoshmëria e arritjes së konsusit; Supstancial ndër shqiptar; Konsensusi rreth antishqiptarizmit; Mevetesia dhe alternativë Evropiane; Politika si fat; Fokusimi i vëmenjes ndërkombëtare; Bisedat për shkolla marrëveshje dhe mosmarreveshje; Zgjedhjet si kulminim i krizës; Arsyet dhe simbolika e një vizite të shtyrë; Qëndrimet evropiane dhe kërkesat legjitime; Uniteti dhe përçarjet; Po thyhet iluzioni sërb se Kosova është çeshtje e brendshme e sërbisë; Zgjidhja paqësore nuk ka alternativë; Homogjenizimi nacionalist si disfatë; Opozitë e përbashkëet kundër pushtuesit; Tragjedi e farse; Terrorizmi dhe mjegullimet; Sërbia do ti riktheje territoret e humbura; Programi iluzor i hegjemonisë; Shmangen disa stereotipe; Ofertë cinike e qeverisë sërbe; Non sequitur zotsri Markoviq; Obligimi qs del nga zgjedhjet e 22 marsit; Mesazhet e hegjemonisë; Sharlatanizmi si përbuzje cinike; Eskalime të rezikshme; Është kjo lufte apo jo; Mjerimi i politikës tinzare; Statuset boshe- një analogji; Krizë strukturale e pseudofederatës; Kompensim kriminal i disfatës; Sfidë për bashkësinë ndërkombëtare; Përpëlitja si taksizim; Iniciativa ruse; Bashkëpunimi dhe rivalitetet; Një iniciativë dhe gjasat e saj; Rezone politik dhe militarist; Uniteti ku mbet; Bashkëpunimi dhe premisat e saj; Sadizmi triumfalist; Hipokrizi dhe cinizëm; Farzsa e quajtur këshill dhe ekzekutiv; Implikimet e një epilogu të pritur; Iluzionet e zgjedhjeve të shpejta; Mosuniteti dhe dramatizimet; Pseudoiniciativa e turpshme e ultrahegjemonizmit; Barazia dhe manipulimet; Hysteria antishqipëtare; Limitet e iluzioneve militare; Gënjeshtra dhe dështimet sërbe; Kalorësit e apokalipsit; Mundësitë e procesit politik Rambuje shpresë dhe gjasë; Marrëveshja dhe pa alternativë strategjia e obstruksionit; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=12967 |
|  |