Abstract: | Njëzetekatër vjeçari Jozef Marti, pas një kohe të gjatë pa punë, punësohet si nëpunës teknik në zyrën e inxhinierit dhe shpikësit K. Tobler në të cilat askush nuk shfaq interesim. Nëpunësi, përveç që u shkruan ca shkresa bankave dhe firmave të ndryshme, nuk ka punë tjetër për të bërë, dhe kështu dalëngadalë kthehet në hyzmeqarin e familjes Tobler, duke mos marrë asnjë rrogë për një vit të tërë. Por, ai është i kënaqur me ambient të mrekullueshëm familjar. Tobleri shpejt bankroton, me të edhe e ardhmja e hyzmeqarit vihet në pikëpyetje..
|