Abstract: | Mundësitë dhe sfidat që hasin sot menaxherët ndërkombëtarë janë më të mëdha dhe më të larmishme se më parë. Konsumatorë të rinj “burojnë” në tregjet e shfaqura rishtaz, të Evropës Lindore, të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, të Kinës dhe të vendeve të tjera të Azisë, Indisë, Amerikës Latine, me një fjalë, në të gjithë globin. Disa nga këto tregje vërtet kanë fuqi blerëse të kufizuar sot, por premtojnë tregje të fuqishme në të ardhmen. Në mjaft tregje të maturuara të botës së industrializuar shtohen mundësitë dhe sfidat për shkak se shijet e konsumatorëve sa vijnë e bëhen më të sofistikuara dhe komplekse dhe rritja e fuqisë së tyre blerëse u siguron mjetin për plotësimin e kërkesave të reja. |