Abstract: | Punimi "E drejta e punës" vjen si rezultat i një pune shumëvjeça-re në fushën e marrëdhënieve të punës dhe të së drejtës së punës, disiplinë kjo e veçantë juridike, që objekt studimi dhe rregullimi i ka pikërisht marrëdhëniet e punës dhe pozitën e punëtorëve në punë. Idenë për t'u marrë me këtë punim, që shtjellon vetëm problematikën e së drejtës së punës dhe të marrëdhënieve të punës, e nxiti nevoja e vëzhgimit të problemeve kryesore, të lidhura me të drejtën e punës si di-siplinë e veçantë juridike e sistemit të përgjithshëm juridik, si dhe do-mosdoja që të vihen në pah e të përpunohen parametrat kryesorë të pozitës së punëtorëve në punë, domethënë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre që burojnë nga marrëdhëma e punës. Korelacioni i së drejtës së punës dhe i marrëdhënieve të punës qe i domosdoshëm për tc hequr vijën e ndarjes midis mendimeve dhe shpjegimeve teorike për problemet me studimin e të cilave merret e drejta e punës dhe zgjidhjeve ligjore të legjislacionit të punës, të përfshira në Ligjin e marrëdhënieve të punës të Republikës së Maqedonisë, gjë që, nga ana tjetër, shpjegon sintagmën teori dhe legjislacion. Hartimin e këtij punimi e bëri të domosdoshëm cdhe nevoja dhe dety-rimi ndaj opinionit publik të Republikës së Maqedonisë, i cili i ndjek për së afërmi problematikën e së drejtës së punës dhe të marrëdhëni-eve të punës si dhe rezultatet e studimit të saj. Ndryshimet dhe plotësimet që i pësoi disa herë teksti flllestar i Ligjit të marëdhënieve të punës, i vitit 1993, e bëri të domosdoshëm shënimin, shtjellimin, madje edhe komentimin e tyre, gjë që na bën të shpresojmë — ky është, në fakt, qëllimi i librit - se kështu japim një kontribut për vëzhgimin dhe perceptimin më të madh dhe më konkret të zgjidhjeve më të reja ligjore të problematikës së marrëdhënieve të punës. Përveç kësaj, motivi theIbësor që t'i përvishemi këtij punimi ishte, pa dyshim, nevoja që, studentëve të cilët i ndjekin në gjuhën shqipe studimet në Universitetin e Evropës juglindore dhe në Universitetin e Tetovës, t'u ofrohet, për herë të parë te ne, teksti "E drejta e punës" në gjuhën e tyre amtare. |