Title : | Hidrologjia : hyrje | Other title : | Hydrology : an introduction | Material Type: | printed text | Authors: | Wilfried Brutsaert, Author ; Fahrudin Rexhepi, Translator ; Drita Rustemi, Translator ; Orhan Murtezani, Translator | Publisher: | Skopje : Tabernakul | Publication Date: | 2010 | Pagination: | 607 p. | Layout: | ill. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-6-08-210122-4 | General note: | Includes bibliographical index (p. [596]-607) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Engineering geology Geology, hydrology, meterology
| Class number: | 551.48 | Abstract: | Uji në format e tij të ndryshme çdoherë ka qenë burim i admirimit, kureshtjes dhe i interesimit praktik për njerëzit në mbarë botën. Qëllimi i këtij libri është të prezantojë disa koncepte dhe relacione të nevojshme, përmes së cilave përshkruhet shpërndarja dhe rrjedhja e ujit në natyrë. Kështu pra, ky libër mund të konsiderohet si një përpjekje që mundëson një shpjegim themelor dhe lidhjen e paradigmave kryesore mbi ciklin hidrologjik, ose e thënë ndryshe, qarkullimin e pandërprerë të ujit nëpër kontinente. Proceset e shpërndarjes së ujit zhvillohen mbi dhe nën sipërfaqen e tokës, prandaj edhe libri ndahet në katër pjesë kryesore. Pjesa e parë trajton ujin në atmosferë. Pjesa e dytë merret me shpërndarjen sipërfaqësore të ujit. Uji nëntokësor trajtohet në pjesën e tretë të librit. Ndërsa pjesa e katërt i kushtohet fenomenit të rrjedhjes në rrafshinat e baseneve dhe koncepteve statistikore, të cilat përdoren gjatë analizës të të dhënave hidrologjike. Libri mbaron me një historik të shkurtër të ideve që lidhen me ciklin hidrologjik. Fenomenet hidrologjike, janë shqyrtuar në rrafshin kohor dhe hapësinor, aty ku edhe i ndeshim në natyrë. Po ashtu paraqiten edhe metodat matematikore dhe fizike, të domosdoshme për përshkrimin e këtyre fenomeneve, pasi që edhe lexuesit do t'i duhen patjetër njohuritë për mekanikën elementare të ujërave. Hyrja në hidrologji është një libër që i mbulon të gjitha principet themelore të hidrolo gjisë, i bazuar në kursin që mban prej 30 vjetësh Vilfrid Brutsert në Universitetin Kornel. Libri është jashtëzakonisht i vyer, sidomos për kurset elementare të hidrologjisë, e dedikuar edhe për studimet diplomime në degët e fizikës dhe inxhinierisë. Gjithsesi, ky libër ka një domethënie të veçantë për profesionistët e sferës së hidrologjisë, mjedisit hapësinor, meteorologjisë, agronomisë, gjeologjisë, klimatologjisë, oqeanografisë, glaciologjisë, si edhe i disiplinave të tjera shkencore që merren me fenomente e tokës. | Contents note: | Uji në atmosferë; Uji në atmosferë : hidromekanika e atmosferës së poshtme; Reshjet; Avullimi; Uji në sipërfaqe; Uji në sipërfaqen e tokës : hidromekanika e rjedhës së lirë sipërfaqsore; Rrjedhja e ujrave sipërfaqsore; Përcaktimi i drejtimit të rrjedhës; Uji në sipërfaqe; Uji nën tokë : mekanika e fluidëve në materilaet poroze; Ininfiltrimi dhe rrjedhjet e pangopura të ngjashme; Rrjedhja e ujit tokësor dhe rrjedha e burimit; Rrjedhjet në nivelin e ujëmbledhësit, si reaksion e proceseve të reshjeve; Gjenerimi i i rrjedhës : mekanizmat dhe parametrizmi; Reagimi i rrjedhës tek shkalla e ujëmbledhësit; Elementet e analizës së frekuencës në hidrologji; Pasthënie - një pasqyrë e shkurtës e teorive për qarkullimin e ujrave në tokë; Disa koncepte matematikore të vlefshme; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=20785 |
|  |