Title : | Baza e moralit | Other title : | The basis of morality | Material Type: | printed text | Authors: | Arthur Schopenhauer, Author ; Iliriana Angoni, Translator | Publisher: | Tiranë : Plejad | Publication Date: | 2017 | Pagination: | 345 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-992-8183-28-6 | General note: | Includes bibliographical footnotes | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Kant, Immanuel, 1724-1804 Moral and ethical aspects Philosophy
| Class number: | 193.7 | Abstract: | Do të binim në një gabim të madh dhe shumë fëminor nëse besonim se të gjitha veprimet e drejta dhe të ligjshme të njerëzimit kanë zanafillë morale. Përkundrazi, është e vërtetë se midis drejtësisë së ushtruar nga njerzit dhe ndershmërisë së mirëfilltë të zemrës, ekziston një lidhje analoge si ajo midis shprehjes së mirësjelljes dhe dashurisë së sinqertë ndaj tjetrit. Vetëm dashuria e sinqertë është në gjendje ta mundë egoizmin realisht, jo vetëm në dukje, ashtu siç bën mirësjellja. Në përgjithësi, ka vetëm tri stimuj themelorë të veprimeve njerëzore, prandaj vetëm nëpërmjet nxitjes së këtyre vihen në veprim të gjithë motivet e mundshëm. Ata janë:
a. Egoizmi; i cili dëshiron të mirën e vetvetes dhe që është i pakufi.
b. Ligësia; e cila dëshiron të keqen e të tjerëve dhe mund të shkojë deri në mizorinë ekstreme.
c. Keqardhja; e cila dëshiron të mirën e të tjerëve dhe mund të lartësohet deri në fisnikëri shpirtërore dhe shpirtmadhësi.
Njeriu mund të riformëtojë Sjelljen, por jo Vullnetin, vetëm të cilit i takon vlera morale. Njeriu nuk mund të ndryshojë qëllimin, për realizimin e të cilit dërrmohet vullneti, por vetëm shtegun që e çon për atje. Ai - i cili përpiqet të çojë përpara perceptimin dhe dijen njerzore - është i destinuar që gjithmonë të hasë në rezistencën e epokës së tij, gjë që është pikërisht si një barrë që duhet ta tërheqë dhe që megjithë përpjekjet, ajo bie rëndë përdhe. Atëherë njeriu duhet që të ngushëllohet me sigurinë se ka jo vetëm paragjykimet kundër tij, por edhe të vërtetën në favor të tij, e cila sapo të bashkohet me aleaten e saj – Kohën – do të jetë plotësisht e sigurtë për fitoren, në mos sot, sigurisht nesër. | Contents note: | Parathënia e përkthyesit (A.B. Bullock); Hyrja e përkthyesit; Parathënia e botimit të parë (A.Schopenhaur); Problemi; Restropektiva e përgjithshme; Kritika për bazën e etikës së Kanit; Vështrimi i përgjithshëm; Forma imperative e bazës së etikës kantiane; Lidhur me supozimin e detyrave kundrejt vetes, në veçanti; Bazat e etikës kantiane; Parimi kryesor i etikës kantiane; Format e prejardhura të parimit kryesor të etikës kantiane; Doktorina e Kantit për ndërgjegjen; Doktorina e Kantit për karakterin intelligible dhe empirik : teoria e lirisë; Etika e Fichte-s si një lentë zmadhuese për gabimet e bazës morale të Kantit; Vënia e bazës së etikës; Kërkesat; Pikëpamja skeptike; Stimujt antimorale; Kriteri i veprimeve me vlerë të vërtetë morale; Përcaktimi dhe paraqitja e motivit të vetëm të mirëfilltë moral; Virtuti i drejtësisë; Virtyti i dashamirësisë; Vërtetimi i bazës së paraqitur të moralit; Dallimi etik i karakterit; Shpjegimi metafizik i fenomenit zanafillor të etikës; Si duhet të kuptohet kjo shtesë; Baza metafizike; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18007 |
|  |