Title : | Orët e fundit të Çe Guevarës : kapja dhe vdekja në raportet deri tani sekrete të CIA-s | Other title : | Le ultime ore del Che : La cattura e la morte nei rapporti originali della Cia | Material Type: | printed text | Authors: | Fabio Giovannini, Author ; Vlladimir Bregu, Translator | Publisher: | Tiranë : Bota shqiptare | Publication Date: | 2008 | Pagination: | 162 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99956-11-22-4 | Price: | 500 lekë | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Italian (ita) | Descriptors: | Biography - History Influential persons in history - Biography
| Class number: | 920.072 | Abstract: | Në 9 tetor 1967 merrte fund jeta e Ernesto "Çe" Guevarës. Por fillonin misteret. Fillimisht nuk dihen modalitetet e vërteta të kapjes dhe vdekjes së tij. Pastaj shumëfishohen deduktimet për kufomën e tij, e cila nuk gjendet. Ku u varros kufoma e Çesë? Dhe kur do të bëhet e qartë se Çe nuk vdiq në betejë, por u ekzekutua, lindin pyetje të tjera: kush vendosi vdekjen e Guevarës? Ishte një iniciativë e pavarur e bolivianëve apo u urdhërua nga qeveria e SHBA-së ose të paktën në marrëveshje me të? Këto mistere, në pjesën më të madhe sot janë zgjidhur. Megjithatë, mbeten ende pikëpyetje themelore. Pika kryesore e ngjarjes është ende për t'u zbuluar se kush vendosi ekzekutimin e Guevarës. Këtyre pyetjeve u japin elementë të rinj dokumentet e CIA-s dhe të qeverisë amerikane, të cilave u është hequr velloja e sekretit dhe që botohen në këtë libër. Në sajë të këtyre dokumenteve, deri tani të pabotuara, arrihet në disa bindje të rëndësishme. Para së gjithash, njerëzit që kapën Guevarën ishin bolivianë, por të stërvitur nga "Beretat e Gjelbëra" dhe nga CIA, e të pajisur me armë e këshilltarë nga qeveria e SHBA-së. Jo vetëm kaq: kur Guevara u vra, përkrah ushtarëve bolivianë ishte një eksponent i CIA-s me funksione jo vetëm mbështetëse, por komanduese. "Dokumentet e deklasifikuara" (Declassified Documents) që botojmë, ndër të tjera tregojnë se SHBA ishin aq shumë të interesuara për fatin e Guevarës sa mendohej që presidenti Lindon Xhonson duhej të informohej çdo ditë për zhvillimet e çdo aksioni kundër guerrilasve. Por siç do ta shohim më poshtë, ka tendencë që të dalë në dritë një e vërtetë shqetësuese: CIA drejtoi personalisht ekzekutimin e Guevarës, ndoshta duke i shpëtuar kontrollit politik të vetë presidentit amerikan. | Contents note: | Ngjarjet paraprijëse: Çe në Bolivi; Dy ditët e fundit të Ernesto Çe Guevarës 8 dhe 9 tetor 1967; Pas vdekjes: çfarë ndodhë në ditët e mëpasme; Misteri i trupit të Guevarës; “Mallkimi i Çese”; Roli i CIA-s; Zhvillime të reja për vdekjen e Çe Guevarës; Memorandumi i CIA-s për rënien politike te Çe Guevarës; Marveshja midis ushtirsë amerikane dhe boliviane; Relacioni informative i CIA-s për vizitën e Kosiginit në Kubë; Memorandumet e Shtëpisë së Bardhë; Dokumente të Departamentit të Shtetit për vdekjen e Guevarës; Pasoja të vdekjes së Guevarës sipas Departamentit të shtetit; Raport për kapjen dhe vrasjen e Çesë; Marrja në pytje e Felix Rodriguezit; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15348 |
|  |