Abstract: | Lexuesve shqiptarë po i jepet rasti që ti përjetojnë shqetësimet e poezisë suedeze, të përkthyera në gjuhën e tyre. Disa nga autorët, krijimet e të cilëve kësaj here janë zgjedhur për botim, janë emrat më eminentë në panteonin e letrave suedeze. Për të sfiduar sadopak kurreshtjen tuaj, por edhe mësimet e ngurta të kritikës letrare, i jemi shmangur prezentimit të të dhënave për autorët e poezive. Mendojmë thjeshtë se arti i njëmendtë nuk do kthjellime të mërzitshme biografike a kronologji tërkuzë datash a ditësh, po përkundrazi. Kur i flet të dashurit njëmijenjë kotësira rreth objektit të gjakimit të vet, mundet që t’ia vjedhë me të padrejtë tërë trazimin e ëmbël të njohjes me të dashurën. Jemi të bindur se: arti i njëmendtë e gjen vet shtegun më të shkurtër drejtë zemrës njerëzore. Ai nuk do ndihmë, nuk do kthjellime dhe, mbi të gjitha, si çdo dashuri e flaktë, nuk do kthjellime dhe, mbi të gjitha, si çdo dashuri e flaktë, nuk do arsye-ai do vetëm hapësirë të lirë dhe afrim me burimin e pasionit. Dhe ne ashtu Ju lamë… |