Title : | Struktura dialektore e shqipes : Një qasje e re | Material Type: | printed text | Authors: | Bahri Beci, Author | Publisher: | Tiranë : UET Press | Publication Date: | 2016 | Series: | Monografi | Pagination: | xiii; 459 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-992-8190-82-6 | General note: | Includes bibliographical references (p. 445-459)
Includes bibliographical footnotes
| Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Albanian language Dialectology & historical linguistics
| Class number: | 809.1828 | Abstract: | Dialektologjia shqiptare është një nga fushat e gjuhësisë shqiptare që ka shënuar arritjet më të mëdha në periudhën pas luftës së dytë botërore të shekullit XX. Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të DGJSH-së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektore, njësitë dialektore të pranuara në këto studime(dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve, etj.), si edhe tiparet e vlerësuara prej autorëve të tyre si dalluese për këto njësi. Libri ka tri pjesë themelore : Në pjesën e pare shqyrtohen dukuritë dialektore të shqipes, vihen përballë të dhënat e punimeve të derisotme me të dhënat e ADGJSH-së dhe mbi këtë bazë parashtorhen pikëpamjet e përfundimet tona. Në pjesën e dytë pasi shqyrtohen në mënyrë kritike pikëpamjet e derisotme për strukturën dialektore të shqipes, je[et pikëpamja jonë për këtë problematikë. Në pjesën e tretë shqyrtohen në mënyrë kritike pikëpamjet e derisotme për tiparet dalluese të njësive dialektore të shqipes dhe në vijim jepen për secilën nga njësitë dialektore të pranuar prej nesh tiparet dalluese. Pra, në këtë libër përveç të dhënave të reja për veçoritë fonetike, gramatikore dhe leksikore dialektore të shqipesdhe shtrirjes territorial të tyre, parashtrohen edhe një ndarje e re e strukturës dialektore të saj. Libri u drejtohet të gjithë atyre që janë të interesuar të njohin dukuritë dialektore të shqipes, strukturën a njësitë dialektore të saj, si dhe tiparet e tyre dalluese. Kuptohet që punimi, në radhë të pare u drejtohet specialistëve që merren me studimin e dialekteve të shqipes, studentëve po edhe të gjithë të tjerëve që janë të interesuar për të njohur strukturën dialektore të shqipes. | Contents note: | Dy fjalë për lexuesin; Objekti i studimit; Burimet ose baza material e këtij studimi; Dukuritë dialektore të shqipes; Studimet e derisotme; Pikëpamja jonë për dukuritë dialektore; Struktura dialektore e shqipes; Studimet e derisotme; Të ashtuquajturat të folme “kalimtare”; Pikëpamja jonë për strukturën dialektore të shqipes; Tiparet dalluese të njësive dialektore të shqipes; Studimet e derisotme; Pikëpamja jonë për tiparet dalluese të njësive dialektore, Në vend të mbylljes; Harta të Atlasit Dialektologjik të Gjuhës Shqipe; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17336 |
|  |