Title : | Globalizimi dhe Identiteti Shqiptar : Si u ndamë "Ne" dhe "Ata"? | Material Type: | printed text | Authors: | Rizvan Sulejmani, Author | Publisher: | Shkup : UNT | Publication Date: | 2019 | Pagination: | 237 p. | Layout: | ill. | Size: | 25 cm | ISBN (or other code): | 978-6-08-484405-1 | General note: | Includes bibliographical references (p. 235-247)
Includes bibliographical footnotes | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Globalization - Integration - Albanians
| Class number: | 327.3 | Abstract: | Fjalët e cituara më lartë më bënë që për së pari herë të mendoj më seriozisht se çfarë ndodh me shoqërinë shqiptare në kohën e globalizimit dhe informimit total, në kohën e lajmeve të rrejshme, në kohën pas demokracisë dhe pas historisë. Në këso rrethana, është koha të mendojmë se për çfarë shqiptarë e myslimanë flasim, kush është "shqiptar", "mysliman", i “krishterë”, agnostik e ateist?Duke qenë i bindur se autori nuk është i vetëm në këtë "luftë", personalisht mendoj se ka edhe shumë të tjerë që kërkojnë të zhvillohet një debat, të shtrojnë dilema apo pyetje të ngjashme. Prandaj, në tekstin në vijim nuk do ta përmend emra, por atë do t'i trajtojë si sinonim për shumë të tjerë që do t'i identifikojmë me "Intelektualin “X”. I nderuari "Intelektual "X", më lejoni pikësëpari me sinqeritetin më të madh t'ju përuroj për guximin që të ftoni për një bisedë mbi fenë, siç thoni edhe ju pa fyerje dhe pa sharje! Përveç shqetësimit tim se ndoshta është paksa i vonuar ky bashkëbisedim, megjithatë, të gjitha komplimentet ju takojnë për guximin për të folur hapur për këtë fenomen që te shumëkush krijon shqetësim. Pikësëpari dua t'u jap disa gjenerali për portretin njerëzor e intelektual, që detyrimisht do të kenë ndikuar në përfytyrimin tim për botën, shoqërinë si dhe për fenomenet "devijuese" ngado që të vijnë ato. E para, të them të drejtën unë nuk jam njeri Facebook-ut, sepse fare nuk kam hapur ndonjë gjë tillë në emrin tim! Nuk e urrej se është prodhim i, "dreq perëndimit", por se jam thellësisht i tmerruar kur shoh se sa i rrezikshëm mund të jetë një mjet kaq i sofistikuar për komunikim kur bie në duart e injorantëve dhe njerëzve neurotik, apo kur shndërrohet në mjet të propagandës dhe luftërave speciale. | Contents note: | Globalizimi lëvizjet e reja gjeopolitike, pasojat; Habia intelektuale, pse ndahemi në "ne" dhe "ata"?; Një shikim ndryshe; Modernizimi i shqiptarëve dhe turqëve, e përbashkëta dhe dallimet para dhe në kohën kemaliste; Vizioni i ri turk për të ardhmen e botës post Berlinit; Thellësia strategjike dhe vizioni i ri, alternativë apo iluzion; Gjendja e shqiptarëve në regjion përmes numrave; Shkaqet për një gjendje të tillë; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=22131 |
|  |