Title : | Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike | Material Type: | printed text | Authors: | Bejtush Gashi, Author ; Pjetër Hidri, Author | Publisher: | Prishtinë : Instituti për studime të sigurisë dhe integrimeve "Katana" | Publication Date: | 2008 | Pagination: | 267 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-995-15-2700-2 | General note: | Includes bibliographical references (p.263-267)
Includes bibliographical footnotes | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Cold War Conflict management - International cooperation Conflict preventions
| Class number: | 327.5 | Abstract: | Libri "Konfliktet ndërkombëtare dhe ndëretnike" paraqet zhvillimin historik të konflikteve dhe krizave në vende të ndryshme të botës nga lashtësia e deri në kohët moderne. Studimi për hartimin e këtij libri është mbështetur në një material të pasur arkivor, në një bazë të gjerë dokumentare dhe sidomos në veprat e autorëve më prestigjozë në studimet e marrëdhënieve ndërkombëtare. Vëmendje kryesore në këtë punim i kushtohet çështjeve teorike rreth konflikteve, përkufizimit, përmbajtjes, kushteve konkrete të lindjes dhe zhvillimit të tyre në rajone të ndryshme të botës, si dhe pasojat katastrofike që sjellin ato. Aty janë shtjelluar gjithashtu llojet, fazat dhe masat preventive që duhet të merren për administrimin e konflikteve. Për kapërcimin e tyre, autorët japin edhe një varg alternativash të shoqëruara me shembuj konkretë, si dhe përcaktojnë faktorët më të rëndësishëm për shmangien dhe evitimin e konflikteve e të krizave, siç janë institucionet ndërkombëtare: OKB-ja, NATO-ja, OSBE-ja dhe organizatat e tjera qeveritare dhe joqeveritare. Në analizën e konflikteve dhe krizave autorët janë përqëndruar kryesisht në luftërat e mëdha botërore, siç janë Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore, të cilat i shkaktuan njerëzimit humbje të pallogaritshme në viktima dhe në të mirat materiale. Pastaj analizohet Lufta e Ftohtë, si shkak i garës së armatimeve dhe i konkurrencës midis blloqeve politike e ushtarake, e cila u shoqërua me një numër të madh krizash, si Kriza e Berlinit, ajo e raketave në Kubë, e Lindjes së Mesme, e Kanalit të Suezit dhe konflikti izraelo-arab. Më në fund analizohet periudha pas Luftës së Ftohtë, e cila përjashtoi mundësinë e konfrontimit ndërmjet blloqeve dhe u shoqërua me një rritje të paparashikuar të konflikteve e krizave ndëretnike kryesisht brenda shteteve. Këto zhvillime janë shoqëruar me një përdorim masiv të dhunës, genocidit, destabilizimit të situatave dhe me shpërbërje e krijime shtetesh të reja. Ashpërsia e zhvillimit të konflikteve e krizave rezultoi me përdorimin e dhunës së tejskajshme të shoqëmar me viktima të pafajshme, me shkeljen e hapur të së drejtës ndërkombëtare të luftës, siç ndodhi në Bosnjë, në Kosovë e në Maqedoni. | Contents note: | Zhvillimi historik i konflikteve ndërkombëtare; Arti i parandalimit të konflikteve, teoria dhe praktika; Roli i kombeve të bashkuara në parandalimin e konflikteve; Roli i NATO-s në parandalimin e konflikteve dhe administrimin e krizave; Roli i kommunitetit evropian në zgjidhjen e konflikteve; Roli i OSBE-së në parandalimin e konflikteve; Koncepte mbi luftën; Shteti dhe fuqia të bazuara në teoritë e luftës; Lufta e ftohtë, origjina dhe zhvillimi i saj; Përmbajtja bërthamore e luftës së ftohtë; Dilemat e reja pas luftës së ftohtë; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14149 |
|  |