Title : | Politika e jashtme Amerikane : e shkuara, e sotmja, e ardhmja | Other title : | American foreign policy | Material Type: | printed text | Authors: | Glenn P. Hastedt, Author ; Tonin Beci, Translator ; Petraq Pojani, Translator | Publisher: | Tiranë : ACFR | Publication Date: | 2010 | Series: | Bibilioteka e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe e historisë | Pagination: | 528 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-992-84029-0-5 | Price: | 1500 lekë | General note: | Includes bibliographical references (p. 510-512)
Includes index (p. 513-528) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Foreign relations - United States United States - foreign relations administration
| Class number: | 327.73 | Abstract: | Sulmi terrorist kundër Qendrës së Tregtisë Botërore dhe Pentagonit më 11 shtator 2001 shënoi një pikë kthese në politikën e jashtme amerikane. Për më shumë se një dekadë politika e jashtme amerikane ishte dukur e çoroditur. Megjithëse Lufta e Ftohtë kishte përfunduar, epoka e pas-Luftës së Ftohtë akoma duhej të merrte tipar përcaktues. Kjo periudhë kishte nxjerrë në pah një numër të madh sugjerimesh nga studiues dhe profe-sionistë se çfarë drejtimi duhej të merrte politika e jashtme amerikane. Sidoqoftë, publiku amerikan nuk ishte shumë i përfshirë në këtë debat. Vëmendjen e tij e dominonin më shumë çështje të brendshme se problemet e politikës së jashtme. Me sulmet e 11 shtatorit, amerikanët rizbuluan botën. Të paktën për një moment, trajta e epokës së pas-Luftës së Ftohtë u bë e qartë dhe koha për debat kishte përfunduar. Sulmet terroriste kërkonin unitetin e qëllimit, dhe ai po afrohej. Sidoqoftë, nuk vonoi shumë që të shfaqeshin shprehje të dyshimit dhe paralajmërimit rreth besueshmërisë së grupit fillestar të ob-jektivave të paraqitura nga Presidenti Xhorxh W. Bush, gjuhës së përdorur për të konturuar sfidat me te cilat përballej Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës, dhe përgjigjes së duhur amerikane. Këto dyshime dhe preokupime janë intensifikuar ndërsa Shtetet e Bashkuara kalonin nga përfundimi i suksesshëm i fazës së parë ushtarake të Luftës së Irakut dhe përballeshin me sfidat e pushtimit dhe rindërtimit. Ngjarjet e 11 shtatorit janë pikë kthese jo sepse ato i dhanë fund de-batit mbi politikën e jashtme amerikane, por sepse ato ofrojnë një pikë të re referimi për debatin në vazhdim rreth përmbajtjes dhe mënyrës së saj të ve-pruarit. Alternativat vazhdojnë të ekzistojnë. Ne vazhdojmë të kemi nevojë të kuptojmë se ku kemi qenë, ku jemi sot, dhe ku kërkojmë të shkqjmë. Nga pikëpamja konceptuale, ky botim i shtatë i librit Politika e Jasht-me Amerikane: e Kaluara, e Tashmja, e Ardhmja mbetet i njëjtë si botimi i mëparehëm. Nga pikëpamja e organizimit, është bërë një ndryshim i madh. Ai është produkt i një dëshire për ta mbajtur librin përafërsisht në shtrir-jen e tanishme dhe për të ristrukturuar paraqitjen e materialit. | Contents note: | Mjedisi global i politikës së jashtme Amerikane; Politika e jashtme axhenda : e kaluara; Modeli kombëtar Amerikan; Mësime operacionale; Konteksti i brendshëm i politikës së jashtme Amerikane; Kushtetuta dhe politika e jashtme; Presidenca; Kongresi dhe politika e jashtme; Burokracia e politikës së jashtme; Modele të politikëbërjes : Pëshkrim i përgjithshëm; Vendim-marrja : Rastet studimore; Diplomacia; Veprimi i fshehtë; Instrumentet ekonomike; Fuqia ushtarake; Kontrolli armëve dhe mbrojtja raketore; Alternativat e të ardhmes; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14782 |
|  |