
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass
From this page you can:
Home |
Series details
Series Letërsi Europiane
- Publisher : Botimet Dudaj
- ISSN : no ISSN
Available item(s) in this series



Pallati Soljano / Sveva Casati Modignani
Title : Pallati Soljano : roman Other title : Palazzo Sogliano Material Type: printed text Authors: Sveva Casati Modignani, Author ; Geverina Muzhaqi, Translator Publisher: Tiranë : Botimet Dudaj Publication Date: 2013 Series: Letërsi Europiane Pagination: 424 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-99943-04-27-1 Languages : Albanian (sqi) Original Language : Italian (ita) Descriptors: Italian literature Class number: 854.7 Abstract: Është mbrëmje maji, kur në pallatin Soljano - ndërtesa e shtatëqindtës e dinastisë së koralarëve të Kullës së Grekut - bie telefoni. E gjithë familja është mbledhur në tryezë për të ngrënë drekën: Ursula, e shoqja e Eduardit; të pesë fëmijët e tyre; Margarita, e vjehrra; dhe dy bijat e saj. Të gjithë janë në pritje që Eduardi të kthehet. Ursula ngre receptorin dhe nëpërmjet zërit me ton zyrtar të një polici njoftohet se i shoqi ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Dhe ja tek vjen goditja e tmerrshme: dashuria e tyre tridhjetëvjeçare që përfundon sa hap e mbyll sytë. Ursula nuk mund ta dijë se ajo dhimbje e beftë, në vetëm pak kohë ka për t'u kthyer në një dhimbje edhe më të fortë, në çastin kur zbulon disa fotografi të bashkëshortit, ku ka dalë një djalosh me sytë me bisht dhe ku shkruhet: "Yt bir, Stivi". Dhe, nga kjo nisje befasuese e romanit, Sveva Casati Modignani na kthen pas në kohë për të na rrëfyer historinë e dashurisë së Ursulës – milanezja e lirë dhe e pavarur, bijë e një këpucari – dhe të Eduardit – trashëgimtari i familjes më të rëndësishme të koralarëve të Kullës; por edhe historia e matriarkes Margaritë, një grua tipike jugore, krenare, pasionante e shpirtgjerë; por edhe historia e fëmijës së ndodhur gjetkë. Përpos kësaj, Ursula do të zbulojë se Eduardi nuk është i vetmi Soljano që fsheh një sekret; fundja, edhe ajo vetë e ka ruajtur besnikërisht sekretin e saj dhe nuk e ka rrëfyer kurrë. Nga autorja italiane më e dashur, historia e re dhe e apasionuar e një familjeje madhështore, midis dashurive, dritave e hijeve, gëzimeve dhe hidhërimeve, sukseseve dhe dështimeve, brenda kornizës së një mjedisi sa të pazakontë, aq edhe joshës dhe pak të njohur: ai i koralit, materialit të çmuar e misterioz që lind në det. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18062 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-007265 854.7 Mod-PalA 2013 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-007266 854.7 Mod-PalA 2013 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-006620 854.7 Mod-PalA 2013 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available Aroma e gjetheve të limonit / Clara Sánchez
Title : Aroma e gjetheve të limonit Other title : Lo que esconde tu nombre Material Type: printed text Authors: Clara Sánchez, Author Publisher: Tiranë : Botimet Dudaj Publication Date: 2014 Series: Letërsi Europiane Pagination: 400 p. Size: 24 cm ISBN (or other code): 978-99943-03-45-8 Languages : Albanian (sqi) Original Language : Spanish (esl) Descriptors: Spanish literature Class number: 863.7 Abstract: Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj. Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat, të cilët e ndihmojnë pas një vuajtjeje dhe sillen me të si gjyshërit që ajo nuk i ka njohur. Karina dhe Frederiku sikur i zgjidhin problemet e Sandrës dhe madje i ofrojnë një rrogë për ta shoqëruar Karinën në sesionet e riaftësimit, në shëtitje apo për të bërë pazarin. Askush nuk do të mendonte se ato tri jetë të bashkuara rastësisht përbëjnë arsyen e ekzistencës së Hulianit, një i moshuar që sapo ka mbërritur nga Argjentina dhe që ndjek hap pas hapi vajtjet dhe ardhjet e norvegjezëve. Një ditë Huliani i afrohet Sandrës dhe i zbulon hollësi të së shkuarës së tyre krejt të padyshimtë. I rrëfen, për shembull, se është një i mbijetuar i kampit të Mauthauzenit, kampit të përqendrimit për të cilin Sandra ka dëgjuar në ndonjë film apo në ndonjë dokumentar, një tmerr bardhë e zi që nuk ka të bëjë fare me të. Dhe Kristensenët nuk janë ata që duken. Megjithëse në fillim Sandra nuk i zë shumë besë Hulianit, pak nga pak do të fillojë t'i shikojë ndryshe zakonet, miqtë, fjalët dhe heshtjet e çiftit të të moshuarve, pa e kuptuar se fundi i pafajësisë së saj po ia vë jetën në rrezik. "Aroma e gjetheve të limonit" është një rrëfim tërheqës tmerri pa efekte të mbinatyrshme dhe është gjithashtu, dhe para së gjithash, një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18232 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-007382 863.7 San-AroA 2014 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-007383 863.7 San-AroA 2014 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-006636 863.7 San-AroA 2014 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available Heshtja e tim biri / Sara Rattaro
Title : Heshtja e tim biri : roman Other title : Non volare via Material Type: printed text Authors: Sara Rattaro, Author ; Adrian Beshaj, Translator Publisher: Tiranë : Botimet Dudaj Publication Date: 2015 Series: Letërsi Europiane Pagination: 265 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-99943-03-93-9 Price: 850 lekë Languages : Albanian (sqi) Original Language : Italian (ita) Descriptors: Italian literature Class number: 854.7 Abstract: Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë? Po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten? Albertoja takon Kamilën, dashurinë e madhe të rinisë së tij, që ishte zhdukur pa dhënë shumë shpjegime për të ndjekur ëndrrën e saj dhe i mjaftojnë vetëm pak sekonda për të zbuluar se ndodhet ende atje, midis bankave të shkollës, duke ëndërruar midis buzëqeshjeve dhe puthjeve të saj. Por Albertoja nuk është vetëm. Ai është babai krenar i Lizës, një adoleshenteje me ide shumë të qarta, babai i frikësuar i Mateos, një djalë i mrekullueshëm i shurdhër, si dhe bashkëshorti i Sandrës, një gruaje që ka duruar ferrin e heshtur që ka mbështjellë të birin dhe që do të ishte gati të bënte çfarëdolloj gjëje për ta shpëtuar familjen e saj. Në një botë në dukje normale, gjithçka ndryshon. Liza e sheh të atin duke puthur Kamilën dhe për të mbrojtur të vëllanë, zhduket pa thënë asnjë fjalë. Të gjithë nisin ta kërkojnë, secili duke bartur me vete të vërtetën e tij. Albertoja bart ndjenjën e fajit që tradhtoi familjen dhe Sandrën, frikën se do të përjetojë një makth tjetër.Vetëm Mateoja i vogël mund ta gjejë, sepse falë saj ka mësuar të mos ketë frikë nga bota. Liza mund të jetë fshehur vetëm në strehën e tyre, në vendin ku e ka mësuar të lexojë buzët dhe të luajë shah, sepse vëllaçkoja i saj nuk do të jetë kurrë ndryshe nga të tjerët. Duke zbuluar një të fshehtë të vogël dhe duke iu mësuar të gjithëve se jeta dhe familja jote kanë më shumë rëndësi se vështirësitë që has, Liza dhe Mateoja do t'i shpëtojnë të ëmën dhe të atin duke iu treguar atyre se për t'u rritur duhet të jesh i madh qysh i vogël. Me një ndjeshmëri delikate, Sara Rattaro sfidon stilin dhe publikun e saj dhe futet në psikikën e një burri që duhet të vërë rregull në jetën e tij. Por të vësh rregull do të thotë të bësh patjetër një zgjedhje dhe të humbasësh diçka. Apo dikë. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18245 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-007400 854.7 Rat-HesA 2015 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-007399 854.7 Rat-HesA 2015 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-006638 854.7 Rat-HesA 2015 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available