Title : | Ditari i një ministri të jashtëm : Konflikti i Kosovës 1997-2001 | Material Type: | printed text | Authors: | Paskal Milo, Author | Publisher: | Tiranë : Botimet Toena | Publication Date: | 2009 | Pagination: | 447 p. | Layout: | ill. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99943-14-58-4 | Price: | 12 Euro | General note: | Includes index (p. 417-435) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Albania - international relations - Kosovo History (War) - Kosovo Rambouillet conference - negotiating, documents - Kosovo
| Class number: | 323.1 | Abstract: | Ditari është një histori e ngjeshur e çështjes së Kosovës në politikën shtetërore të Shqipërisë, në politikën e vendeve të Ballkanit, në politikën e shtetit pushtues - Serbisë, në politikën e vendeve më të mëdha të Bashkimit Evropian, në politikën e Rusisë, në politikën e OKB-së dhe, më në fund, në politikën e shtetit që do të luajë rol historik në fatin e Kosovës - në politikën e SHBA-ve: një histori e ngjeshur e politikës së këtyre vendeve dhe e disa institucioneve botërore gjatë viteve të mbuluara me këtë ditar. Në të janë përfshirë vitet 1997, 1998, 1999, 2000 dhe gjysma e parë e vitit 2001. Janë këto vitet kur Milo kishte fatin të ishte ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Përpos ditarit për vitet e theksuara, në këtë vepër janë përfshirë edhe letrat që ai u ka dërguar disa diplomatëve dhe shtetarëve si: kryetarit të KS të OKB-së, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, ministrit të Jashtëm të Francës, Iber Vedrin, atij italian, Lamberto Dini, Sekretares së Shtetit të SHBA-ve, Medlin Ollbrajt, përfaqësuesit të veçantë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner, Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Kolin Pauell, si dhe letrat që ka marrë prej diplomatëve dhe shtetarëve të ndryshëm - prej ministrit të Jashtëm italian, Dini, prej ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Robin Kuk, prej ministrit të Jashtëm rus, Igor Ivanov, prej ministrit të Jashtëm grek, Theodoros Pangallos, prej Sekretares së Shtetit të SHBA-ve, Ollbrajt, prej ministrit të Jashtëm turk, Ismail Çem, dhe, më në fund, prej Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Pauell. Përpos për arsyen e sipërthënë, ditari është vepër me rëndësi të veçantë historike dokumentare edhe për arsyen se është ditar i historianit dhe i diplomatit, i shkencëtarit dhe i politikanit njëkohësisht. Milo është historian i dëshmuar në historiografinë tonë kombëtare, është njohës i veçantë. Në Shqipërinë shtetërore mund të jetë njohësi më i mirë i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, kurse vepra e tij, Shqipëria dhe Jugosllavia (1918-1927) është vepra më e plotë dhe më e mirë deri sot për këto marrëdhënie pak a shumë të trajtuara, por ende shkencërisht të pastudiuara sa duhet në historiografinë tonë. Nuk ka dyshim se autoriteti i pranuar diplomatik i Milos, gjykimet dhe vlerësimet e tij të matura, objektive, përkushtimet e tij të dëshmuara ndaj së vërtetës, përkushtimi i tij atdhetar ndaj Kosovës, e bëjnë ditarin e tij për Kosovën vepër aq më të çmuar, prej së cilës mësojmë të dhëna e të vërteta të reja mbi luftën politike për pavarësinë e Kosovës. | Contents note: | 1997- Përfaqësuesit e LDK-së vijnë për të testuar qeverinë e re shqiptare – 22 gusht; Bisedë me ministrin e jashtëm të Jugosllavisë Milan Milutinoviç në Nju-Jork 2 tetor; Takimi Nano-Millosheviç në Kretë 5 nëntor; Kinkel: Ne kemi detyrim të madh ndaj Kosovës 18 nëntor; Moska vlerëson Rugovën si racional 12 dhjetor;
1998- Kosova nuk është një çështje kurde në Ballkan – 6 shkurt; Me Fehmi Lladrovcin në Munih 1 mars; Masakra e Drenicës 5 mars; Franca: as status quo, as pavarsi 6 mars; Rusia nuk gjen asnjë arsye për të dënuar gjenocidin serb 8 mars; Deklaratë e grupit të kontaktit 11 mars; Solana dhe Klarku në Tiranë për konsultime 12 mars; Takim me ish-ministrat e punëve të jashtme për të diskutuar për çështjen e Kosovës 18 mars; Pelegrinazh diplomatic në Tiranë 19 mars; Grupi i kontaktit bën një hap prapa 30 mars; Letër e presidentit amerikan Bill Klinton 13 prill; Një bisedë e hapur dhe e gjatë me sekretarin e përgjithshëm të MPJ-së italiane 27 prill; Primakov akuzon Shqipërinë në Këshillin e Evropës 7 maj; Tone kritike të Riçard Hollbrukut në Tiranë 13 maj; Ibrahim Rugova nuk bashkëpunon me qeverinë shqiptare 31 maj; Fitore diplomatike në Stamboll 10 qershor; Nuk duam të futemi në konflikt veç po na detyruan 24 qershor; Qëndrimi i ri amerikan ndaj UÇK-së 30 qershor; Kinkeli në Tropojë per t’u takuar me refugjatët nga Kosova 10 korrik; Takim me ministrin e Jashtëm grek Theodhoros Pangallos 22 korrik; Italianët, të pakënaqur nga qëdrimet tona për Kosovën 23 korrik; Lamberto Dini rekomandon statusin e Alto Adige-s për Kosovën 26 korrik; Rugova, krijon grupin e ri negociator 14 gusht; Ide të paqarta rreth një projekti për marrëveshje kalimtare 28 gusht; Millosheviçi përgatitet për Samitin e Antalias 16 shtator; Takimi i fundit me Kinkelin si minister i jashtëm 21 shtator; Përqasje e vjetër e ministrit të ri të jashtëm rus 24 shtator; Rezolutë e Këshillit të Sigurimit për Kosovën 27 shtator; Ka ardhur koha që Kombet e Bashkuara të ndërhyjnë urgjentisht 2 tetor; Shqipëria vë në dispozicion të NATO-s hapsirën e saj ajrore 10 tetor; Kosova-çështje qendrore në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore 13 tetor; Marrëveshje për Misionin e Verifikimit të OSBE-së në Kosovë 16 tetor; Hilli prezanton në Tiranë projektin e dytë të marrëveshjes për Kosovën 23 tetor; Kosova në Konferencën Ndërkombëtare të Tiranës 30 tetor; Kina kërkon mirëkuptimin e Shqipërisë për qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës 9 nëntor; Projekti i tretë amerikan për marrëveshjen kalimtare 14 nëntor; Një hap i madh prapa i diplomacies amerikane 10 dhjetor; Një takim në Tiranë me resonance në Prishtinv 21 dhjetor; Kosova në prag të riciklimit të konfliktit të armatosur 30 dhjetor;
1999- Vizitë e “papritur” e Adem Demaçit në Tiranë 5 janar; Fehmi Agani na bën të njohur rezervat e Rugovës për qeverinë shqiptare 7 janar; Akademiku Rexhep Qosja premton mbështetje për iniciativën tone 10 janar; Shqetësime e dyshime për rolin që Shqipëria kërkon të luajë në çështjen e Kosovës 14 janar; Dialog nervoz në Farnezinë 15 janar; Masakra e Reçakut “zgjon” kancelaritë 16 janar; Dy takime në një ditë në Paris: me Vedrinin dhe Fisherin 22 janar; Deklarata ultimatum e grupit të kontaktit 29 janar; Shqiptarët e Kosovës i thane “Po” ftesës për në Rambuje 2 shkurt; Shqipëria kërkon statusin e vëzhguesit në Konferenc 4 shkurt; Incident serb në aeroportin e Prishtinës 5 shkurt; U hap konferenca e Rambujesë 7 shkurt; Strategjia e delegacionit serb synon të minojë Konferencën 11 shkurt; Bill Klinton: Shqiptarët dhe serbët janë mbledhur në një kështjellë të shek. XIV, për të kërkuar një paqe të shek. XX 14 shkurt; Hill shkon në Beograd për të folur me Millosheviçin 16 shkurt; Lajme jo të mira nga kështjella 18 shkurt; Delegacioni shqiptar është i mpirë para përgjegjësisë së madhe 19 shkurt; Shqiptarët këmbëngulin për referendum në fund të periudhës kalimtare 20 shkurt; Telefoni i Madelen Ollbrajtit në orët e vona të darkës 21 shkurt; Amerikanët kanë shpresë në ndërhyrjet tona 22 shkurt; Një mission i vështirë, por i suksesshëm. Shqiptarët i thonë “Po” marrëveshjes 23 shkurt; Delegacioni shqiptar u prit ngrohtë në Kosovë 1 mars; Hashim Thaçi vjen në Tiranë si i mandatuar për kryeministër 7 mars; Ministri i Jashtëm gjerman Fisher për here të pare në Tiranë 9 mars; Bisedë e vështirë mes Majkos e Papandreut 10 mars; Asgjë të re nga ministry i Jashtëm rus Ivanov 11 mars; Në Paris për të ndjekur nga afër përsëri Konferencën 16 mars; Beogradi proteston për takimet e mia me Hillin e delegacionin shqiptar 17 mars; U nënshkrua Marrëveshja e Rambujesë 19 mars; Delegacioni shqiptar kalon përmes Tiranës për në Prishtinë 20 mars; Lufta po troket në derë 24 mars; Filluan bombardimet ajrore të NATO-s – Bruksel, 24 mars; NATO-ja garanton sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë 25 mars; Vala e refugjatëve sa vjen e shtohet 31 mars; Maqedonasit i tremben shtimit të numrit të shqiptarëve refugjatë 5 prill; Po fillojnë inicativat për ndërmjetësim e pushim të bombardimeve 7 mars; Formula e Rambujesë për statusin e Kosovës po kapërcehet 9 prill; Një darkë pune me Ollbrajtin në Bruksel 12 prill; Shqiptarët gëzojnë mbështetje dhe simpati nga gjermanët 14 prill; Beogradi ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë 17-18 prill; Në Uashington për ceremonitë e 50-të vjetorit të krijimit të NATO-s 22 prill; Vlerësime dhe mesazhe mbështetjeje për rolin që po ju luajmë 25 prill; Kryeministri i Francës për here të pare në Shqipëri 1 maj; Rusët propozojnë, amerikanët ende nuk janë të kënaqur 6 maj; G-8 miraton një deklaratë me shtatë pika për Kosovën 7 maj; Takim në Romë me Rugovën të liruar nga Millosheviçi 7 maj; Jo diferencime midis liderëve shqiptarë të Kosovës 10 maj; optimizmi për zgjidhje të shpejtë diplomatike të konfliktit po venitet 17 maj; Miq të shquar në Tiranë: Toni Bler dhe Kofi Anan 20 maj; Majko propozon krijimin e Këshillit të Sigurimit Kombëtar në Kosovë 23 maj; Rugova viziton kampin e regugjatëve shqipëtarë në Maqedoni 28 maj; Italianët deklarojnë se nuk përpiqen ta keqpërdorin Rugovën 2 qershor; Millosheviçi pranon planin e paqes për Kosovën 4 qershor; Inicativë bullgaro-maqedonase për kthimin e regugjatëve shqiptarë 6 qershor; Rugova, Thaçi dhe Qosja takohen në Bon 7 qershor; U nënshkrua Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore 11 qershor; Rusët hyjnë të parët në Prishtinë 13 qershor; Liderët politikë shqiptarë po kthehen në Kosovë 18 qershor; Çështja e Kosovës nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet shqiptaro-greke 20 qershor; Bill Klinton vlerëson lart kontributin e Shqipërisë gjatë krizës 22 qershor; Në Forumin e Crans Montana-s për Kosovën 26 qershor; Në Sarajevë për Samitin e Paktit të Stabilitetit 31 korrik; Shqiptarët e Kosovës duhet të mbajnë nën kontroll emocionet 16 gusht; Qëndrime të ndryshme mes Tiranës e Athinës për statusin e ardhshëm të Kosovës 25 gusht; Duhet të punojmë shumë e të flasim pak 8 shtator; Amerikanët na mbështesin për hapjen e Zyrës së ndërlidhjes në Prishtinë 10 shtator; Për Kosovën para Komitetit Amerikan për politik të jashtme 21 shtator; Mbështetje për rrugën Durrës-Kukë-Prishtinë 22 shtator; Ministri i Jashtëm i Beogradit kërkon takim konfidencial 24 shtator; Në Kosovë duhet të ndryshojë tendenca diskriminuese ndaj etnive të tjera 24 shtator; Vizita e pare e një ministry të Jashtëm shqiptar në Kosovë 18 tetor; Vonesa për hapjen e zyrës së ndërlidhjes në Prishtinë 9 nëntor; “Kosova e madhe”- product qesharak i kafeneve 9 nëntor; Një deklaratë komopromisi e dëmshme për Kosovës 19 nëntor; Takim në Madrid me mbretin Huan Karlos 26 nëntor; Vendrin shpreh pakënaqësi për situatën në Kosovë 1 dhjetor; Një Propozim i çuditshëm amerikan për zyrën tone të ndërlidhjes në Prishtinë 11 dhjetor; Kina nuk ndryshon qëndrim për Kosovën 15 dhjetor;
2000- Kontaktet me udhëheqësit politikë të Kosovës janë pakësuar 20 janar; Kosova përfaqëson një sfidë për të gjithë 30 janar; Në Samitin e vendevetë Evropës Juglindore në Bukuresht 13 shkurt; Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, XHorxh Robertson, në Tiranë 18 shkurt; Ollbrajt në Tiranë: Shqiptarët e Kosovës nuk duhet të më humbasin mua 19 shkurt; Robin Kuk i shqetësuar për zhvillimet në Preshevë e Bujanovc 3 mars; Një qëndrim që sjell dyshime për “Shqipërinë e Madhe” 11 mars; Të shmangim qëndrimet emocionale që na dëmtojnë 13-14 mars; Solana i zhgënjyer nga sjellja e liderëve shqipëtarë 16 mars; Fisher: Ju nuk duhet të nguteni për të realizuar interesat tuaja kombëtare 22 mars; Konferencë në Budapest: “Shqiptarët dhe fqinjët e tyre” 6 prill; Liderët e Malit të Zi kundër pavarësisë së Kosovës 25 prill; Fantazma e “Shqipërisë së Madhe” shqetëson fqinjin ton jugor 21 maj; Ivanov: Gjyqi i Hagës bëri gabim që e shpalli Millosheviçin kruminel lufte 9 qershor; Akademik Rexhep Qosja shumë kritik për situatën në Kosovë 17 gusht; Sezon zgjedhjesh në Ballkan 5 shtator; Sllobodan Millosheviçi jep dorëheqjen 7 tetor; Një vizitë tjetër në Prishtinë për të biseduar me liderët kosovarë 19 tetor; Koshtunica, “ylli” i samitit të Shkupit 25 tetor; Një vizitë e shpejtë në Uashington për konsultime 29 tetor; Përse humbi Thaçi e fitoi Rugova në zgjedhjet locale 30 tetor; Liderë të hapësirës mbarëshqiptare mblidhen në Athinë 6 dhjetor; Propozim “ i çuditshëm” i G. Svilanoviçit: vendet fqinje të bëhen garantë për statusin final të Kosovës 16 dhjetor; Kosova mbetet prioritet kryesor në politikën e jashtme shqiptare 31 dhjetor;
2001-Beogradi propozon rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë 16 janar; Udhëheqja e re serbe duhet të jape mesazhe të qarta e të bëjë hapa konkrete 30 janar; Në “Mëngjesin e Lutjeve” në Uashington 3 shkurt; Situata në luginën e Preshevës hyn në agjendën diplomatike 13 shkurt; Kosova nuk duhet të kompromentohet në sytë e opinionit ndërkombëtar 17 shkurt; Papandreu pranon pavarësinë e Kosovës si një alternative të së ardhmes 21 shkurt; Situata në Luginën e Preshevës, në qendër të vëmendjes në Samitin e Shkupit 23 shkurt; Përsëri një bisedë miqësore me Robin Kukun në Londër 28 shkurt; Në Francë ringjallërohen ndjenjat proserbe 6 mars; Tanusheci, fashati që bëri histori 9 mars; Takim me Sergjan Kerim në Peshkopi 12 mars; Shqetësimet e ligjshme të shqiptarëve mund të zgjidhen perms bisedimeve 14 mars; Takim zyrtar në Vjenë me Svilanoviçin 15 mars; Gati të hapet “kutia e Pandorës” në Ballkan 21 mars; Një bisedë e hapur me Joshka Fisherin në Tiranë 7 prill; Takim rajonal me Kolin Pauell në Shkup 12 prill; Me kryeministrin Meta në uashington 2 maj; Në aeroportin e Cyrihut me Henri Kisinger 12 maj; BE-ja diskuton për konferencën ndërkombëtare për Ballkanin 15 maj; Takimi i ministrave të Jashtëm të rajonit në Tiranë 19 maj; Për here të pare në Beograd si minister i Jashtëm 3 gusht;
Letërkëmbimi për Kosovën 1998-2001
Mesazhet nga Tirana janë veçanërisht të rëndësishme Romë, 3 mars 1998; Qeveria shqiptare kërkon mbledhjen urgjente ë Këshillit të Sigurimit Tiranë, 4 mars 1998; Tendencë e hapur për ta zhvendosur konfliktin në Kosovë sa më afër kufijve të Shqipërisë tiranë, 27 prill 1998; Shqetësim Italian për krizën në Kosovë –Romë, 21 qershor 1998; Kosovarët janë të zhgënjyer nga mungesa e efikasitetit të perëndimorëve Tiranë, 27 gusht 1998; Dialog Prishtinë-Beograd me pjesëmarrjen e ndërmjetësve ndërkombëtarë Moskë, 27 janar 1999; Shqipëria të ushtrojë ndikimin e saj për të bindur shqipëtarët e Kosovës Athinë, 2 shkurt 1999; Asnjë dyshim në dispozitat rreth pranisë së forces ushtarake ndërkombëtare në Kosovë 6 mars 1999; Prania ushtarake ndërkombëtare, garanci për të gjitha palët në konflikt Tiranë, 10 mars 1999; Jam i inkurajuar nga angazhimi juaj I palëkundur për paketën e Rambjesë Tiranë 11 mars 1999; Mirëpres një bisedë të sinqertë dhe të frytshme në Bruksel Tiranë 9 prill 1999; Unë e mirëpres dhe e vlerësoj mbështetjen e Tuaj 16 prill 1999; Rruga juaj e ekuilibruar e konstruktive vlerësohet së tepërmi 10 prill 1999; Është e rëndësishme që ne të bashkëpunojme me ju për të ndërtuar një Evropë Juglindore pa konflikte Tiranë, 30 prill 1999; Zyra e Ndërlidhjes së Shqipërisë do të ndikojë në rritjen e klimës së besimit e të sigurisë në Kosovë – Tiranë, 11maj 2000; Duhet të respektohen në mënyrë të barabartë të gjitha të drejtat për komunitetet në Kosovë 28 korrik 2000; Rrethi vicioz i dhunës duhet të ndërpritet sa më shpejt 30 korrik 1998; Marrëdhëniet e Shqipërisë me Komunitetin Ndërkombëtar kanë marrë një dimension të ri pas krizës në Kosovë 30 shtator 1999; Mbështetja e fuqishme e SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të mbetet e pashlyeshme në kujtesën e shqiptarëve dhjetor 2000; Do të ruaj kujtimet më të mira nga bashkëpnimi ynë në Rambuje dhe në kohën e konfliktit në Kosovë - janar 2001; Aspiratat e shqiptarëve në Ballkan nuk mund të realizohen perms dhunës 26 mars 2001; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=13294 |
|  |