Abstract: | Në vëllimin "Estetika e Folklorit" janë përfshirë kryesisht punime studimore të asaj kohe, kur, në rrethana të paparashikuara dhe jashtë vullnetit tim, u gjenda i emëruar Drejtor i Institutit të Kulturës Popullore. Kurrë nuk më kishte shkuar në mendje dhe, as e prisja të më ngarkohej kjo barrë e rëndë. Në vitin 1976 isha Shef i Katedrës të Filozofisë të UT, por për arsye absurde, që nuk i kamkuptuar kurrë, më larguan e më dërguan në "qarkullim", fjalë kjo që n'ato kohë shënonte diçka të rëndë, si ai procesi që përshkruan Kafka në romanin e tij: Kush përfshihej në "qarkullim" ishte një lloj "i dënuari", që nuk e kuptonte dot shkakun e "fajin", të themi, të këtij transferimi: ngarkohesha të drejtoja kursin e "kuadrove" të fshatrave të rrethit të Tiranës. Më lejuan ta kryeja këtë "dënim" me banim në Kryeqytet, sepse duhej të jepja në Umversitet, si pedagog "i jashtëm"(!), katër lëndë, që s'kish tjetër pedagog të përgatitur n'atë kohë, që mund t'i zhvillonte. Qëndrova gati katër vjet në këtë detyrë, por koha nuk më shkoi kot, sepse dy instruktorë treguan zell të madh për t'i përballuar vetë gjithë mësimet me kursantët dhe kështu, pata mundësinë e favorshme që ta "drejtoja" kursin nga larg: e zhvendosa "zyrcn" nga "Kazermat e Ali Rizajt" në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare. Për mua kjo kohë pati qenë produktive, ngaqë pata mundësi të mjaftueshme për të studiuar e shkruar më shumë se çdo herë tjetër. Pas plotësimk të "detyrimit" trevjeçar të qarkullimit, që gjithsesi më ishte bërë i padurueshëm, zura të kërkoja të më kthenin në Universitet, në fakultetin e Filozofisë. Një ditë më thirrën në një mbledhje, ku po diskutohej problerru i riorganizimit të Institutit të Folklorit diie të Sektorit të Etnograf isë të IH dhe, pa qenë i vetdijshëm për pasojat që mund të sillte diskutimi iin, ashtu, si kotsëkoti, dhashë mendimin se, ndoshta, mund të përmirësohej gjendja e punëve të tyre sikur të përfshilieshin Etnografia dhe Folklori në një Institut të përbashkët. Dikush e pëlqeu, dikush e kundërshtoi diskutirmn tim; m'u duk se të dy palët kishin të drejtë. |