Title : | Trashëgimi prej hiri : historia e CIA-s | Other title : | Legacy of ashes : the history of the CIA | Material Type: | printed text | Authors: | Tim Weiner, Author ; Arbana Mjekiqi, Translator | Edition statement: | 3nd edition | Publisher: | Prishtinë ; : Koha | Publication Date: | 2010 | Series: | Biblioteka Elephans | Pagination: | 622 p. | Size: | 25 cm | ISBN (or other code): | 978-995-14-1744-0 | Price: | 12 euro | General note: | Includes bibliographical references (p. 469-470)
Includes bibliographical footnotes (p. 471-622) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Intelligence service - United States United States - History United States. Central Intelligence Agency - History
| Class number: | 327.1209 | Abstract: | "Legacy of Ashes" paraqet përmbledhjen e gjashtëdhjetëvjetëve të para të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës. Libri përshkruan se si shteti më i fuqishëm në historinë e civilizimit perëndimor nuk ia doli të krijonte shërbim spiunimi të nivelit më të lartë. Ky dështim paraqet rrezik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Inteligjenca paraqet aksion sekret me qëllim që të kuptohet apo të ndryshohet ajo që ndodh jashtë kufijve. Presidenti Dvvight Eisenhower e pati quajtur "domosdoshmëri të pashijshme, mirëpo të rëndësishme". Një shtet që synon ta shtrijë fuqinë e vet jashtë kufijve shtetërorë duhet të shikojë përtej horizontit, për të ditur se çfarë e pret, për t'i parandaluar sulmet kundër qytetarëve të tij. Befasia duhet parandaluar. Pa një shërbim të fuqishëm, të mençur dhe të mprehtë të inteligjencës, si presidentët, ashtu edhe gjeneralët mbesin të verbër dhe të paaftë për të vepruar. Megjithatë, gjatë tërë historisë së saj si superfuqi, SHBA-ja kurrë nuk e ka pasur një shërbim të tillë. Siç kishte shkruar Edvvard Gibbon në veprën "Rënia dhe shkatërrimi i Perandorisë Romake", "historia është pak më shumë sesa një dosje krimesh, çmendurish dhe fatkeqësish të njerëzimit". Analet e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës janë përplot çmenduri dhe fatkeqësi, krahas akteve të guximit dhe mendjemprehtësisë. Ato karakterizohen si me suksese të mëdha, ashtu edhe me dështime që patën ndikim përtej kufijve. Sukseset e agjencisë kanë shpëtuar jetë e pasuri. Gabimet e saj i kanë vënë në rrezik që të dyjat. Gabimet kanë dalë të jenë fatale për legjione të tëra të ushtarëve amerikanë dhe agjentëve të jashtëm; afërsisht tre mijë amerikanë humbën jetën në New York, Washington dhe Pennsylvania më 11 shtator të vitit 2001; tre mijë të tjerë kanë vdekur në Irak dhe Afganistan që nga ajo kohë. Krimi që ka pasur pasoja afatgjata ka qenë paaftësia e CIA-s për ta zbatuar misionin e vet parësor: ta informojë presidentin se çfarë është duke ndodhur në botë. | Contents note: | “Në fillim nuk dinin asgjë” CIA nën Trumanin, 1945 deri më 1953; “Një lloj I cuditshëm gjeniu” CIA nën Eisenhowerin, 1953 deri më 1961; “Kauzat e humbura” CIA nën Kennedyn dhe Johnsonin, 1961 deri më 1968; “Hiqi qafe palacot” CIA nën Nixonin dhe Fordin, 1968 deri më 1976; “Fitore pa gëzim” CIA nën Carterin, Reaganin dhe George H. W. Bushin, 1977 deri më 1993; “Shpagimi” CIA nën Clintonin dhe George W. Bushin, 1993 deri më 2007; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15091 |
|  |