Title : | Studime kulturore Balkanike | Other title : | Balkan cultural studies | Material Type: | printed text | Authors: | Stavro Skendi, Author ; Artan Puto, Translator | Publisher: | Tiranë : Botimet IDK | Series: | Bota shqiptare No. 18 | Pagination: | 269 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99956-8103--6 | Price: | 800 lekë | General note: | Includes bibliographical references (p. 288-292) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Balkan languages Balkan literature - History and criticism Balkan Peninsula - History
| Class number: | 949.6 | Abstract: | Lindja e gjuhëve letrare ballkanike modern- studim krahasues; Studimet mbi gjuhët sllave të Ballkanit, mbi letërsitë dhe historinë në Bashkimin Sovjetik gjatë dhjetëvjeçarit të fundit; Gjuha si faktor i identitetit kombëtar në Ballkanin e shekullit XIX; Gjuha dhe politika në Ballkanin e kohës sonë : Shqipëria, Jugosllavia dhe Greqia; Dhjetërrokëshi i sllavëve të jugut në poezinë gojore epike shqiptare; Modelet kulturore në ciklin e Mujit e Halilit; Razgovor i Kaçiqit dhe Lahuta e Malcis e Fishtës; Këngët e kleftëve dhe të hajdukëve : histori apo letërsi gojore?; Këngët heroike serbokroate dhe mjedisi i tyre përkatës; Feja në Shqipëri gjatë sundimit osman; Mjedisi kompleks i veprimtarisë së Skënderbeut; Sistemi i miletit dhe roli i tij në zbehjen e identitetit kombëtar ortodoks në Shqipëri; Skënderbeu dhe vetëdija kombëtare shqiptare; Historia e alfabetit shqip: Një rast i një zhvillimi kompleks kulturor dhe politik; Kripto-kristianizmi në zonën e Ballkanit nën sundimin osman; Alois Schmaus, 1901-1970; Mosely mbi Zadrugën; | Contents note: | Ngjarjet që çuan në Luftë e Parë Botërore i nxorën popujt e Ballkanit në radhën e parë të ndërgjegjes politike perëndimore, por do të duhej edhe një gjysmë shekulli tjetër përpara se studimet amerikane t'i kushtonin këtij rajoni vëmendjen që meritonte. Burrat e shtetit dhe studiuesit amerikanë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të vetëvendosjes kombëtare për popujt e këtij rajoni gjatë punës për marrëveshjet e paqes të vitit 1919 dhe 1920, por ky angazhim i fortë ideologjik nuk u shoqërua edhe me një kuptim të njëjtë të ndërlidhjeve të tij etnikç, politike dhe ekonomike. Kjo nuk na befason, sepse realitetet e Europës Juglindore janë sa të thjeshta aq edhe komplekse. Janë të thjeshta në kuptimin se, të paktën deri para 1945, vendet e këtij rajoni kishin të përbashkët nivelin e ulct të kushteve materiale, sipas standardeve europiane. Ato ishin kryesisht vende bujqësore, dhe me një bujqësi në përgjithësi të prapambetur, pa patur ndonjë rol të rëndësishëm në ekonominë europiane as si furnizues dhe as si treg shitjeje. I përbashkët ishte po ashtu besimi se përmirësimi i dëshirueshëm prej aq shumë kohësh i standardit të jetesës do të mund të arrihej vetëm nëpërmjet krijimit të shteteve të pavarura. Qe pikërisht ky besim në vetëvendosjen kombëtare që bëri për vete imagjina tën amerikane në kohën e Luftës së Parë Botërore, dhe përforcoi bindjen uillsoniane se sapo këto vende do të bëheshin të pavarura, ato do të futeshin menjëherë në rrugën e demokracisë dhe të begatisë. Kompleksiteti i këtij rajoni nuk ishte dhe aq i qartë për studiuesit amerikanë të kohës së Uillsonit, ndonëse me kalimin e kohës ato filluan të bëhen realitete më të kuptueshme. Rivalitetet e shkaktuara nga lufta për çlirim kombëtar vazhduan edhe për shumë kohë pasi ishte arritur pavarësia. Çdo vend në rajon kishtë mosmarrëveshje kufijsh me secilin prej fqinjëve dhe besimi te forca vazhdoi të jetë mjeti i vetëm i zgjidhjes së këtyre mosmarrëveshjeve. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14938 |
|  |