Title : | Figura emblematike të shqiptarizmit : (autorë dhe vepra) | Material Type: | printed text | Authors: | Hamit Xhaferi, Author | Publisher: | Tetovë : Çabej | Publication Date: | 2000 | Pagination: | 290 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 9989-636-51-3 | General note: | Includes bibliographical references (p. 277-288)
Includes bibliographical footnotes
| Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Albanian language - Biography Albanian language - literature Anthology - Albanian literature
| Class number: | 928 | Abstract: | Prodhimi letrar i një populli nuk mund të kuptohet pa njohjen e historisë së tij. Zhvillimi i letërsisë shqipëtare ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me rrethanat politike dhe historike të popullit tonë. Letërsia e arbëreshëve të Italisë, fryt i gjenisë sonë krijuese, që pati të ngulitet aty nga shek. XV, lindi dhe u zhvillua ne mënyrë relativisht të pavarur nga letërsia e lëvruar në trojet shqiptare. Kurse letërsia e hershme e shek.XVI dhe XVII u venit në rrethanat e papërshtatshme të pushtimit osman, ndërsa letërsia shqiptare me alfabet arab e shek.XVII dhe XIX, zu të braktiste kur u shfaq letërsia e afërt me modelet perendimore. Gjatë shek.XX u konsolidua letërsia kombëtare me talente të shquara artistike, pavarësisht nga trysnia e disa faktorëve negativë që vepruan në periudhën e pushtimit fashist e të regjimit monist. Po kështu u konsolidua edhe letërsia e shqipëtarve ne Kosovë, Maqedoninë dhe Mal të Zi, ndonëse pushteti serbosllav e pengonte sa herë ajo merte rrugëtimin e mbarë të zhvillimit. Në këto kushte dhe rrethana, shqiptarëve iu desht të rimbillnin farën e kulturës së tyre letrare. Ishte kjo një periudhë vuajtjesh, ankthi dhe të letërsisë sonë në përgjithësi. Duke u krijuar në trevat shqiptare, që u ndodhën gjeografikisht midis Lindjes e Perëndimit, në letërsinë tonë pati ndikime të kufizuara nga qytetërimi lindor, por më i fuqishëm brenda saj ka qenë orientimi drejt kulturës e qytetërimit perëndimor. Qarku, i cili më së afërmi qe pranë kësaj çështje, që drejtpërdrejt i përqafoi vlerat e kulturës sonë ishte ai i Shqipërisë Veriore me seli në Shkodër, që i dha edhe shkrimtarët edhe intelektualët e njohur. Në këtë periudhë dallohen dhe penat e njohura letrare të cilët në mënyrën e vet, varësisht nga rrethanat dhe kushtet,i japin një vulë të qartë tërë shek. XIX. Këta shkrimtarë ngritjen e tyre intelektuale e formuan nën ndikimin e letërsive dhe shkollave të ndryshme evropiane, që është shprehur drejtpërdrejt në profilin krijues të veprave të tyre. Në të hyrë të shekullit të ri, këta do të vazhdojnë ta mbajnë të gjallë edhe mëtej shprehjen artistike dhe letrare të shpirtit kërkues shqiptar. | Contents note: | Lëvizja kulturore shqiptare në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX; Shoqëritë kulturore shqiptare; Fletoret, gazetat dhe revistat; Gavril Dara i Ri dhe "Kënga e sprasme e Balës"; Naim Frashëri ynë përmbi fenë vuri atdhenë; Lidhjet e poezisë së Naim Frashërit me poezinë popullore; Imzot Preng Doçi – një kushtrim i shqiptarizmit; Anton Xanoni – shqiptar i flaktë i gjuhës shqipe; Ndoc Nikaj – zemër e ndezur për kombin; Andon Zako Çajupi - poet e patriot i shquar demokrat; Mati Logoreci – përmes shkollës dhe gjuhës mbillte dhe zhvillonte farën e lirisë; At Pashk Bardhi punoi gjithë jetën për një shqipe të "qortueme"; Gaspër Jakova – Merturi, shkrimtari që i pruri shqiptarit shpresën për shpëtimin e atdheut; At Gjergj Fishta – poet i poetëve të kombit; Bota letrare dhe kombëtare e At Gjeçovit; Faik Konica – veprimtar dhe dijetar i shquar i lëvizjes mendore kombëtare; Lumo Skëndo (Mid’hat Frashëri): Shpëtimin tonë t’a presim nga vetja jonë; Terenc Toçi – mjeshtër i fjalës shqipe dhe I çështjes kombëtare shqiptare; Simon Shuteriqi – figura e rëndësishme e arsimit tonë kombëtar; At Vinçenc Prenushi – liriku qëKëndoi "Për fe e atdhe"; Poezia e Lasgushit dhe poezia popullore; Prof. Anton Çetta – u nis nga legjenda dhe përfundoi në legjendë; Bilall Xhaferi – shkrimtar disident i rrënjëve të etnisë shqiptare; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15396 |
|  |