Title : | Bashkimi Evropian : e drejta, institucionet dhe politikat | Material Type: | printed text | Authors: | Abdulla Azizi, Author | Publisher: | Tetovo : South East European University - SEEU | Publication Date: | 2010 | Pagination: | 448 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-6-08-450330-9 | General note: | Includes bibliographical references (p. 443-448)
Includes bibliographical footnotes
| Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Associations, institutions, etc - Political activity - European Union countries European Union - History, politics, etc
| Class number: | 341.171 | Abstract: | Edhe pse sot nuk mungojnë botimet që trajtojnë çështjet lidhur me të drejtën, institucionet dhe politikat e Bashkimit Evropian, ky botim synon të ofrojë një kontribut shtesë. Botimi, ngërthen në vetvete risitë e fundit në zhvillimin e proceseve euro-integruese, para së gjithash Traktatin e Lisbonës, i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009, dhe po zbatohet në aktivitetet e përditshme të Bashkimit Evropian. Një motiv shtesë në përpilimin e këtij botimi paraqet nevoja për thithjen e njohurive që kanë të bëjnë me trajtimin e çështjet më të rëndësishme mbi proceset euro-integruese. Vetë fakti se një përqindje e madhe e qytetarëve nuk janë të informuar mirë mbi institucionet, politikat dhe të drejtën e Bashkimit Evropian, ky botim mbush sadopak nevojën për një qasje më të drejtpërdrejtë tek informatat mbi çështjet evropiane. Në këtë tekst janë pasqyruar të gjitha vlerat, arritjet dhe pëvoja e deritanishme në fushat përkatëse, dhe gëzon një mbështetje shkencore të provuar në nivel ndërkombëtar. Vetë teksti përbën një hap përpara në këtë kuadër, dhe çdo zgjerim i ardhshëm me ndryshimet në traktate, akte pozitive, strukturën organizative dhe politikat e Bashkimit Evropian, automatikisht dikton nevojën për korrigjime të mëtejshme. Nuk është e lehtë që çdo politikë, institucion apo rast që ka të bëjë me të drejtën dhe administratën e Bashkumt Evropian, të trajtohet në detaje, por gjatë përpilimit të këtij teksti universitar jemi përqendruar të shpjegojmë në mënyrë bazike dhe themelore, ato çfarë janë të nevojshme për të pasur një vizion të përgjithshëm mbi çështjet që trajtohen në BE. Qëllimi kryesor i këtij botimi është që të hedh dritë mbi aspektet më të rëndësishme të sistemit juridik, institucional dhe politikave të Bashkimit Evropian në epokën bashkëkohore të ndryshimeve dhe sfidave me të cilat ballqfaqohet Evropa brenda saj dhe në arenën ndërkombëtare. Ky libër iu përgjigjet veçanërisht kërkesave të arsimit të lartë dhe nevojave për marrjen në mënyrë të drejtpërdrejtë të njohurive mbi proceset euro-integmese në shoqërinë tonë, dhe në veçanti studentëve të shkencave juridike, politike, administrative etj. | Contents note: | Nocioni dhe karakteristikat themelore të së drejtës së BE-së; Burimet e të drejtës së BE-së; Raporti mes te drejtës së BE-së dhe asaj nacionale; Procedurat e vendimmarrjes në BE; Acquis communautaire e BE-së; Përafrimi i legjislacionit të shteteve anëtare me atë të BE-së; Parlamenti Evropian; Komisioni Evropian; Këshilli i (ministrave) BE-së; Këshilli Evropian; Gjykata e drejtësisë e KE-ve; Ombudsmani Evropian; Supervizori Evropian për mbrojtjen e të dhënave; Organet konsultative të BE-së; Komiteti ekonomiko-social; Komiteti i rajoneve; Organet financiare të BE-së; Banka evropiane e investimeve; Banka Qendrore Evropiane; Organet ndër-institucionale të BE-së; Organet e decentralizuara (agjencitë) të BE-së; Politika ekonomike e BE-së dhe Unioni Ekonomik e Monetar Unioni ekonomik dhe monetar; Politika e përbashkët bujqësore e BE-së; Politika e përbashkët e peshkimit e BE-së; Bashkëpunimi në sferën e drejtësisë dhe punëve të brendshme në BE; Instrumentet për realizimin e politikës së BE-së në fushën e DPB-së; Politika e përbashkët e jashtine dhe e sigurisë në BE; Zgjerimi dhc procesi i anëtarësimit në BE; Politika e mjedisit në BE; Politika e arsimit në BE; Politika rajonale e BE-së; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14188 |
|  |