Title : | Forca e Faktit : dhjetë arsye pse perceptimi ynë për botën është i gabuar dhe se gjendja është më e mirë nga se duket | Other title : | Factfulness : ten reasons we're wrong about the world and why things are better than you think | Material Type: | printed text | Authors: | Hans Rosling, Author ; Ola Rosling, Author ; Anna Rosling Rönnlund, Author ; Vladimir Banushi, Translator | Publisher: | Prishtinë : Shtëpia Botuese Pema | Publication Date: | 2019 | Pagination: | 356 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-995-17-2164-6 | General note: | Includes bibliographical references (p. [327]-352) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Reality Stress management
| Class number: | 155.9 | Abstract: | Pa diskutim libri non-fiction i vitit, “FORCA E FAKTIT: Dhjetë arsye pse perceptimi ynë për botën është i gabuar dhe se gjendja është më e mire nga sa duket” me autorë Hans, Ola dhe Anna Rosling, vjen në gjuhën shqipe. Ka veç një qëllim në vetvete ky libër: të na bëjë ta shohim botën siç është, përmes fakteve. Figura si Barack Obama, Bill Gates, Melinda Gates e Tim Ford kanë folur në superlativ për këtë libër. Kanë thënë: “Duke na hapur sytë para fakteve dhe duke na mbrojtur nga shumë paragjykime të trashëguara, ky libër na ngjall shpresën në zotësinë e njerëzimit për të ecur përpara.” – Barack Obama
“Një prej librave më të rëndësishëm që kam lexuar. Një përmbledhje e pazëvendësueshme udhëzimesh që na ndihmojnë ta kuptojmë botën qartë dhe kthjellët.” – Bill Gates
“Madhështor” vërtet frymëzues.” – Tim Harford
“Me stilin e tij të veçantë, Hans Rosling na rrëfen “historinë e mrekullueshme, pa bujë e pa pohe të zhvillimit të njerëzimit”. ‘Forca e Faktit’ bën edhe më tepër se kaq. Jo vetëm që na mëson ta dallojmë përparimin, por na shpjegon edhe arsyen se pse shpeshherë kalon pa u vënë re.” – Melinda Gates
Sado të thjeshta që të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë, si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme, me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore, përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara. Përgjigje nga gazetarë të famshëm, fitues të çmimeve Nobel dhe bankierë të suksesshëm, nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia. Në librin “Forca e Faktit” profesori i Shëndetësisë Botërore dhe ligjëruesi me famë ndërkombëtare, Hans Rosling, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij besnikë, Anna dhe Ola, na jep një shpjegim të padëgjuar, rrënjësisht të ndryshëm nga të tjerët, të arsyeve pse kjo ndodh. Ai na zbulon dhjetë instinktet që na çojnë drejt përfundimeve të gabuara. E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik. Sa frymëzues, aq edhe syçelës, plot e përplot me ndodhi gazmore dhe përjetime prekëse, “Forca e Faktit” është një libër që duhet lexuar një orë e më parë, i cili do t`jua ndryshojë rrënjësisht këndvështrimin për botë. | Contents note: | Instikti i zbrazëtisë; Instikti i negativitetit; Instikti i vijës së drejtë; Instikti i frikës; Instikti i masës; Instikti i përgjithësimit; Instikti i fatit; Instikti i këdvështrimit të vetëm; Instikti i fajit; Instikti i urgjencëc; Forca e faktit në jetën e përditshme; Rregulla të thjeshta të ybatimit të forcës së faktit; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=19150 |
|  |