
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass Arxiv
From this page you can:
Home |
Descriptors



100 највлијателни луѓе во историјата / Majkl Hart
Title : 100 највлијателни луѓе во историјата Other title : The 100 : a ranking of the most influential persons in history Material Type: printed text Authors: Majkl Hart, Author Publisher: Скопје : Детска Радост Publication Date: 1995 Pagination: 406 p. Size: 24 cm ISBN (or other code): 978-9989-300-22-6 General note: Includes index Languages : Macedonian (mac) Original Language : English (eng) Descriptors: Influential persons in history - Biography Class number: 929.0564 Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=1892 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 5702-010410 929.05645 Har-StoM 1995 General Collection Library "Max van der Stoel" Macedonian Available Orët e fundit të Çe Guevarës / Fabio Giovannini
Title : Orët e fundit të Çe Guevarës : kapja dhe vdekja në raportet deri tani sekrete të CIA-s Other title : Le ultime ore del Che : La cattura e la morte nei rapporti originali della Cia Material Type: printed text Authors: Fabio Giovannini, Author ; Vlladimir Bregu, Translator Publisher: Tiranë : Bota shqiptare Publication Date: 2008 Pagination: 162 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-99956-11-22-4 Price: 500 lekë Languages : Albanian (sqi) Original Language : Italian (ita) Descriptors: Biography - History
Influential persons in history - BiographyClass number: 920.072 Abstract: Në 9 tetor 1967 merrte fund jeta e Ernesto "Çe" Guevarës. Por fillonin misteret. Fillimisht nuk dihen modalitetet e vërteta të kapjes dhe vdekjes së tij. Pastaj shumëfishohen deduktimet për kufomën e tij, e cila nuk gjendet. Ku u varros kufoma e Çesë? Dhe kur do të bëhet e qartë se Çe nuk vdiq në betejë, por u ekzekutua, lindin pyetje të tjera: kush vendosi vdekjen e Guevarës? Ishte një iniciativë e pavarur e bolivianëve apo u urdhërua nga qeveria e SHBA-së ose të paktën në marrëveshje me të? Këto mistere, në pjesën më të madhe sot janë zgjidhur. Megjithatë, mbeten ende pikëpyetje themelore. Pika kryesore e ngjarjes është ende për t'u zbuluar se kush vendosi ekzekutimin e Guevarës. Këtyre pyetjeve u japin elementë të rinj dokumentet e CIA-s dhe të qeverisë amerikane, të cilave u është hequr velloja e sekretit dhe që botohen në këtë libër. Në sajë të këtyre dokumenteve, deri tani të pabotuara, arrihet në disa bindje të rëndësishme. Para së gjithash, njerëzit që kapën Guevarën ishin bolivianë, por të stërvitur nga "Beretat e Gjelbëra" dhe nga CIA, e të pajisur me armë e këshilltarë nga qeveria e SHBA-së. Jo vetëm kaq: kur Guevara u vra, përkrah ushtarëve bolivianë ishte një eksponent i CIA-s me funksione jo vetëm mbështetëse, por komanduese. "Dokumentet e deklasifikuara" (Declassified Documents) që botojmë, ndër të tjera tregojnë se SHBA ishin aq shumë të interesuara për fatin e Guevarës sa mendohej që presidenti Lindon Xhonson duhej të informohej çdo ditë për zhvillimet e çdo aksioni kundër guerrilasve. Por siç do ta shohim më poshtë, ka tendencë që të dalë në dritë një e vërtetë shqetësuese: CIA drejtoi personalisht ekzekutimin e Guevarës, ndoshta duke i shpëtuar kontrollit politik të vetë presidentit amerikan. Contents note: Ngjarjet paraprijëse: Çe në Bolivi; Dy ditët e fundit të Ernesto Çe Guevarës 8 dhe 9 tetor 1967; Pas vdekjes: çfarë ndodhë në ditët e mëpasme; Misteri i trupit të Guevarës; “Mallkimi i Çese”; Roli i CIA-s; Zhvillime të reja për vdekjen e Çe Guevarës; Memorandumi i CIA-s për rënien politike te Çe Guevarës; Marveshja midis ushtirsë amerikane dhe boliviane; Relacioni informative i CIA-s për vizitën e Kosiginit në Kubë; Memorandumet e Shtëpisë së Bardhë; Dokumente të Departamentit të Shtetit për vdekjen e Guevarës; Pasoja të vdekjes së Guevarës sipas Departamentit të shtetit; Raport për kapjen dhe vrasjen e Çesë; Marrja në pytje e Felix Rodriguezit; Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15348 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-003840 920.072 Gio-OrëA 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-003841 920.072 Gio-OrëA 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Përjetësia e dyfishtë / Bedri Islami
Title : Përjetësia e dyfishtë : Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme Material Type: printed text Authors: Bedri Islami, Author Publisher: Tiranë : Botime Toena Publication Date: 2008 Pagination: 561 p. Layout: ill. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-99943-13-93-8 Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Biography - History
Influential persons in history - Biography
Monography - Albanian historyClass number: 929.4 Abstract: Kur mora dorëshkrimin e librit «Përjetësia e dyfishtë», bashkë me kërkesën që t'i hidhja në letër mbresat për të në një tekst që do ta shoqëronte botimin, u ndjeva në siklet. E para, sepse i kisha njohur personazhet e librit; E dyta, sepse e njihja autorin dhe, E treta, sepse duhej që çdo gjë ta bëja ngutshëm, furtunshëm: të lexoja një vëllim që kapërcente tutje 530 faqeye, c'i sis.temoja gjykimer dhe t'i nisja në adresën e duhur, duke u përballur edhe me një fakt të neveritshëm, me mungesën dhe ndërprerjen e pareshtur të korreritit, që m'i ngrinte nervat. Duke e njohur kryepersonazhin, Fehmiun, duke e njohur autorin, Bedriun, duke u njohur, më në fund, edhe me produkt-in letrar, dorëshkrimin, doemos u ndjeva cdhe vetë pjesë e këtij trinomi që kërkonte një barazim, një barazim jo në kuptimin e logjikës matematikore, por në kuptimin metafizik. Brenda kësaj lakoreje lëvrinte e gjëllinte një botë shpirtërore e ndërgjegjeje që s'ishce e lehtë të përthekohej. Këtej e andej dy botëve përvi-johej bota e njerëzve, e njerëzve të dashur që kishin përshkuar e vazhdojnë ta përshkojnë jetën furtunshëm. Pleksja në këtë ndërlikje fatesh po m'i ngjan një labirinti. Nuk arrij dot ta ruaj largesën e nevojshme me të ndodhurën. Jam një pjesë e vockël, e njënjëshme e një tërësie që e bën shenjën e vet, që e ruan atë dhe e le si gjurmë në një përmasë historie. Contents note: Gjithçka e furtunshme; Fillesa e një dite epike; Në vend të parathënies; «Xhevë, unë i shoh ditët e bardha të Kosovës. Unë punoj çdo minutë për këto ditë të bardha dhe për jetën e re...»; «Kam dalë... dhe prore kam me dalë bregoret me sy çiltërie me i soditë-kurrë kangën time s'kam me e ndalë...»; Ndalesa e parë: Prishdna; Buzëqeshja e Fehmi Lladrovcit; Portretet; Meditimi i parë; NdaJesa e dytë: Zagrebi «Kokëforti» Një incervistë që do të doja ta bëja «Kush të ka thirrur t'i bashkohesh UÇK-së?» Preludi mes Ndalesës së Dytë dhe të Tretë: Bashkim-Shkrirja; Një ngjarje në mesin e bashkim-shkrirjes; E papritura e pritur; Bisedë me Adem Demaçin; Fehmiu, Xheva dhe Adem Demaçi; Ndalesa e tretë: Gjykimi; Përse akuzohen këta njerëz: cili ishte «krimi» i tyre?; 22Maj 1986; Çfarë kujtojnë nga ditët e gjyqit shokët e Fehmiut; Mallkimi i vetëm; Një ngjarje e pagjykimit; «Jeta jonë do të jetë pasqyrë besnike e ndershmërisë njerëzore»; Ndalesa e katërt: Burgjet; Takimi i parë me shokët e rinj të burgjeve; Një mbresë e shkurtër; Nga dialogjet e burgut; Si e ka përshkruar Fehmiu, në një letër të tij, një ditë të zakonshme burgu?; Një rrëfim për udhëtimin në Stara Gradishkë; Fragmente nga dy letra ose respekti per shokët e tij; Binak Dinaj: «Na dukej sikur na shkruante motra jonë»; Erdha me mall e mbetëm me mall Erdha e etur e mbetëm në zjarr; Gjeneralmajorja e UÇK-së, apo portreti i një heroine ; Oh zot, bjere atë ditë; «Dasmën do ta bëjmë me flamur dhe flamurin nuk e japim»; Nuk mund ta duash atdheun, nëse nuk i ke dashur të afërmit tu; Rikthim në ndalesën e dytë ose ndalesa e pestë: Përsëri Zagrebi; Shprishja; Ndalesa e gjashtë: Larg Kosovës; Tablo e shkurtër politike e vitit 1993; Ata, të paktët; Njeriu që takova në marsin e vitit 1994; Kur gjërat viheshin në vendin e ver; «Askush nuk më ndalon dot të flas për UÇK-në»; Fehmiu, Xheva dhe familja Jashari; Historia e një greve urie në kryeqytetin gjerman; Fjala e parë publike në mbrojtje të luftës së UÇK-së; Dëshmi nga një takim i veçantë; «Nuk qenkeni gjë as ju; Doni apo nuk doni, kjo është themelore; Një ngjarje mes të tjerave; Mjegulla dhe drita; Tentativa e parë; Tri dëshmi, dhënë Komisionit të Posaçëm për Verifikimin e Ngjarjes; Çfarë ndodhte ndërkohë në Kosovë?; Çfarë është biseduar me Ramush Haradinajn?; Kësaj radhe do të futemi në luftë, populli do të vijë pas nesh; «Këta nuk janë në tokë të bukës, lufta erdhi»; Rikthimi i madh; Dëshmia e parë ose Rrëfimi për Mitin e Qendresësn; Dëshmia e dytë e rikthimit të madh: «Thashë se më luajti zemra prej vendit»; Si ndodhi fillesa e këtij rikthimi; Peisazhi politik i parakthimit të madh; Kur fillojnë e thyhen netët e marsit; Mars 1998; E vërteta për intervistën e famshme të Fehmiut ose përfaqësimi i parë medial i UÇK-së në botën e jashtme; «Vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i madh jetësor»; Marsi i luftës: Kosova apo pragu i shtëpisë?; Ndalesa e fundit: Kosova; Fragmente nga një bisedë me Rexhep Selimin «Agroni»; Partia ime është Kosova; Komandanti i brigadës 114; 22 Shtatori - vazhdimi i një dite epike; Njeriu që u tërhoq i fundit nga «Shkaba 1» ose rrëfimi i momentit të përjetësisë së një dite epike; Jehona e pasrënies; Si e përjetuan ngjarjen në Drenicë, prindërit e Fehmiut; Të tjerët për Fehmi Lladrovcin; Përjetësi e dyfishtë; Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15191 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-003551 929.4 Isl-Per 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-003552 929.4 Isl-Per 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Shqiptaria dhe drita e diturisë në viset ku del Drini / Kaim Murtishi
Title : Shqiptaria dhe drita e diturisë në viset ku del Drini Material Type: printed text Authors: Kaim Murtishi, Author Publisher: Tiranë : Skanderbeg books Publication Date: 2013 Pagination: 1440 p. Layout: ill. Size: 32 cm ISBN (or other code): 978-992-84241-3-6 General note: Includes bibliographical footnotes Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Influential persons in history - Biography
Personal names
Personal narrativesClass number: 929 Abstract: Një libër lind nga dashuria për temën dhe përmbajtjen që shpaloset në faqet e tij, nga përjetimet dhe përvoja jetësore e autorit. I tillë është edhe libri "Shqiptaria dhe Drita e Diturisë në viset ku delDrini" i autorit Kaim Murtishi arsimtarit veteran dhe veprimtarit të palodhur të jetës kulturore-artistike në vendlindjen e tij, Ladorisht, dhe në krejt komunën e Strugës e më gjerë. Në këtë libër ai ka shprehur me ndjenjë ato që ka parë e ka dëgjuar dhe ka përjetuar si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë dhe si dëshmitar në ngjarjet e historisë së trazuar të brezit të vet. Kaim Murtishi si arsimtar është mësues i muzikës, por krahas kësaj edhe interpretues, organizues i shumë veprim-tarive kulturore-muzikore, mbledhës, studiues e popullarizues i suksesshëm i muzikës popullore shqiptare veçanërisht të trevës së tij. Kënga dhe muzika popullore burojnë nga shpirti i popullit dhe kush i njeh, i studion e i interpreton ato, depërton në thellësitë e zemrave të njerëzve, prek atë mekanizëm që krijon folklorin, pasurinë më të madhe të kulturës popullore të një kombi dhe shprehëse e drejtpërdrejtë e individualitetit kombëtar dhe e rrënjëve etnike të tij. Treva Strugë-Ohër ose Viset ku del Drini "duke nisur udhëtimin mes për mes në Shqipëri" (Lasgushi), ka një histori të pasur luftërash kundër pushtuesve e armiqve të gjuhës shqipe të kulturës shqiptare. Popullsia e kësaj treve ka marrë pjesë gjallërisht, me pushkë e me penë, në Lëvizjen Kombëtare të Rilindjes. Ibrahim Temo e Dervish Hima, veprimtarë të shquar të Lëvizjes Kombëtare kanë dalë nga kjo trevë, ashtu si dhe qindra luftëtarë të çetave patriotike, që e vijuan luftën edhe më pas për mbrojtjen e krahinës së Korçës kundër shovinistëve grekë. Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore kjo trevë njohu shtypjen dhe mjerimin e regjimit të mbretërisë së Karagjorgjeviqëve. Asnjë shkollë shqipe, asnjë libër shqip! Por nuk u shuejt, jo, Shqyptaria -siç ka shkruar i pavdekshmi Ndre Mjeda! Pas shpërbërjes së Mbretërisë Jugosllave më 1941 në këtë trevë u hapën për herë të parë shkollat shqipe. Mësuesit u dërguan nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, - shumica kishin kryer shkollën Normale të Elbasanit, - dhe u pritën krahëhapur. Ata hodhën farën e diturisë në gjuhën shqipe dhe ringjallën ndjenjën e krenarisë për emrin Sh-qiptar. Një pjesë e tyre iu përgjigjën zërit të atdheut dhe dolën malit ku përsëri ushtonte kënga "... përmbi shkëmbinj e gurë lirinë të ngjallimë ...". Ladorishti, vendlindja e autorit, është një fshat i martirizuar nga egërsia e bishave naziste. Të tërbuar nga afrimi i disfatës së tyre të pashmangshme e përfimdimtare, në tërheqje e sipër më 28 tetor 1944 nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre dogjën Ladorishtin dhe vranë afro 100 burra, gra e femijë të pafajshëm. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18833 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-007750 929 Mur-Shq 2013 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-007764 929 Mur-Shq 2013 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available