Abstract: | ONDSH KOMITETI I QAREKUT TË TETOVËS ME RRETHINË (1945-1947) Zhvillimi i ngjarjeve historike, pjesëmarrës i të cilëve ishte populli shqiptar karshi popujve të tjerë në ish Jugosllavi, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, ngjarjet me peshë historike që popullin shqiptar e vunë para dilemave të mëdha, posaçërisht lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë luftë si dhe pasojat katastrofale që i pēsuan këta, është temë trajtimi e Mr Ismet Jonuzit-Krosi në monografinë e tij studimore "Kontributi i “OND SH KOMITETI I QAREKUT TË TETOVËS ME RRETHINË (1945-1947). Ky studim monografik është fryt i punës shumëvjeçare të autorit, i shkruar me një stili të qartë dhe të rrjedhshëm, dhe paraqet një punim serioz, që përmban një problematikë të ndjeshme nga historia shqiptare gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, e që deri më tash lexuesit dhe studiuesit e kësaj fushe nuk e patën. Duke iu rrëfyer një pjese të faktografisë historike të kohës, e cila deri më tash për qëllime të caktuara injorohej me përbuzje Ismet Krosi e përshkruan trajektoren që ka ndjekur populli shqiptar në Jugosllavi të cilët kishin krijuar substraktin dhe i kishin ndërgjegjësuar ata për domosdoshmërinë e një organizimi mbarëpopullor. Patriotët shqiptarë që mbanin një peshë të rëndë kombëtare (sidomos anëtarët e ONDSH-së dhe simpatizantët e saj), gjithnjë kanë qenë të rrezikuar për likuidimin fizik, pasi që shqiptarët nuk kanë pasur kurrë një qendër t'i mbrojë. Ndërkaq, armiqtë tanë përreth nuk kanë pasur frikë se do të pësojnë nga "hakmarrja" flakë për flake ose dhëmb për dhëmb. Kështu që, është një varg tepër i gjatë i ndjekjeve dhe i vrasjeve të atdhetarëve e intelektualëve të shquar të ONDSH në këto 100 vitet e fundit, që nga pavarësia e Shtetit Shqiptar. |