
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass Arxiv
From this page you can:
Home |
Descriptors



Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi / George Orwell
Title : Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi : kujtime nga lufta civile e Spanjës Other title : Homage to Catalonia, The road to Wigan Pier Material Type: printed text Authors: George Orwell, Author ; Klodian Briçi, Translator Publisher: Tiranë : Helga's secret Publication Date: 2014 Pagination: 492 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-992-8090-11-9 Languages : Albanian (sqi) Original Language : English (eng) Descriptors: Great Britain - Social conditions
Personal narratives
Spain - History - Civil WarClass number: 946.081 Abstract: Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare. Këto dy vepra të përmbledhura këtu, janë shkruar nga autori në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore e në finish të Luftës Civile në Spanjë (1936-1939) midis Republikanëve dhe nacionalistëve të drejtuar nga gjenerali Francisko Franko. Vepra e parë, Nderim Katalonjës (në origjinal Homage to Catalonia) janë kujtimet e autorit, i cili ka qenë pjesëmarës për rreth një vit në luftimet e ashpra civile si në front, ashtu edhe në luftën guerile në Barcelonë ku u përfshinë njerëz, organizata e shtete të ndryshme të kohës, në luftime që kishin përfshirë gati gjithë popullsinë dhe teritorin e Spanjës. Në përgjithësi ne njohim nga historia vetëm njërën anë të monedhës: luftën mes të majtëve dhe fashistëve. Në fakt ka pasur një luftë edhe brenda të majtëve, midis 'stalinistëve' dhe 'trockistëve' spanjollë dhe kjo luftë brenda llojit ka qenë edhe më e sertë dhe e hidhur se e para. Ndërsa vepra e dytë që përkthehet nga origjinali, Rruga për në skelën Uigan (The Road to Wigan Pier), është një studim i autorit mbi gjendjen e klasës punëtore dhe shtresave të varfra në qytetet kryesore të Anglisë me deduksione mbi llojet e sistemeve politike shoqërore, sidomos mbi fashizmin, komunizmin dhe socializmin, por, sidomos, mbi të ardhmen e këtij rendi shoqëror të fundit, që kërkonte elemente të mëdha barazie të gjerë shoqërore në shpërndarjen e produktit shoqëror me ndërhyrjen e një shteti social që Orwell e përfytyronte më human. Contents note: Nderim Katalonjës; Çështë socializmi dhe fashizmi; Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18184 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-007358 946.081 Orw-NdeA 2014 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-007357 946.081 Orw-NdeA 2014 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-006625 946.081 Orw-NdeA 2014 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available Një grua në Berlin
Title : Një grua në Berlin : 20 prill – 22 qershor 1945 Other title : Ein frau in Berlin : tagebuch – aufzeichnungen vom 20 april bis 22 juni 1945 Material Type: printed text Authors: Helena Kadare, Translator Publisher: Tiranë : Onufri Publication Date: 2016 Pagination: 356 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-992-84354-3-9 Price: 1200 lekë Languages : Albanian (sqi) Original Language : French (fre) Descriptors: Germany - Berlin
Personal narratives
World War 1939-1945Class number: 944.086 Abstract: Ndoshta nuk është rastësi që një libër i jashtëzakonshëm, siç është "Një grua në Berlin" pati një fat kaq të veçantë. Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale. Ato janë "fletore bodrumesh", të shkruara nëpër strehimet kundërajrore, të cilat bënin një farë mbrojtjeje kundër gjuajtjeve të artilerisë, plaçkitjeve dhe abuzimeve seksuale të kryera prej fitimtarëve të Ushtrisë së Kuqe. Autorja s'kishte në duar asgjë tjetër veç një copë lapsi, me të cilin i duhej të shkruante nën dritën e qiririt ngaqë Berlinit i qe ndërprerë elektriciteti. Ajo mbijetoi në një bunker, ku fusha e saj e vëzhgimit ishte fare e reduktuar, për shkak të mungesës së përgjithshme të informacionit. Në mungesë të gazetave, të radios dhe të telefonit, lajmet nga bota e jashtme arrinin vetëm nëpërmjet thashethemeve. Disa muaj më vonë, kur një lloj ekzistence, pak a shumë normale, nisi ta marrë veten, ajo mundi t'i rikopjojë dhe t'i publikojë shënimet e saj që përbënin "njëqind e njëzetenjë faqe, me letër gri të ashpër, nga ato që fabrikoheshin gjatë luftës". Meqenëse unë jam përgjegjësi i ribotimit të këtij libri, që ngeli në harresës për më shumë se dyzet vjet, më bie si detyrë të respektoj vullnetin e autores për të mbetur anonime. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17625 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-006798 944.086 gruaA 2016 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Shqiptaria dhe drita e diturisë në viset ku del Drini / Kaim Murtishi
Title : Shqiptaria dhe drita e diturisë në viset ku del Drini Material Type: printed text Authors: Kaim Murtishi, Author Publisher: Tiranë : Skanderbeg books Publication Date: 2013 Pagination: 1440 p. Layout: ill. Size: 32 cm ISBN (or other code): 978-992-84241-3-6 General note: Includes bibliographical footnotes Languages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Influential persons in history - Biography
Personal names
Personal narrativesClass number: 929 Abstract: Një libër lind nga dashuria për temën dhe përmbajtjen që shpaloset në faqet e tij, nga përjetimet dhe përvoja jetësore e autorit. I tillë është edhe libri "Shqiptaria dhe Drita e Diturisë në viset ku delDrini" i autorit Kaim Murtishi arsimtarit veteran dhe veprimtarit të palodhur të jetës kulturore-artistike në vendlindjen e tij, Ladorisht, dhe në krejt komunën e Strugës e më gjerë. Në këtë libër ai ka shprehur me ndjenjë ato që ka parë e ka dëgjuar dhe ka përjetuar si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë dhe si dëshmitar në ngjarjet e historisë së trazuar të brezit të vet. Kaim Murtishi si arsimtar është mësues i muzikës, por krahas kësaj edhe interpretues, organizues i shumë veprim-tarive kulturore-muzikore, mbledhës, studiues e popullarizues i suksesshëm i muzikës popullore shqiptare veçanërisht të trevës së tij. Kënga dhe muzika popullore burojnë nga shpirti i popullit dhe kush i njeh, i studion e i interpreton ato, depërton në thellësitë e zemrave të njerëzve, prek atë mekanizëm që krijon folklorin, pasurinë më të madhe të kulturës popullore të një kombi dhe shprehëse e drejtpërdrejtë e individualitetit kombëtar dhe e rrënjëve etnike të tij. Treva Strugë-Ohër ose Viset ku del Drini "duke nisur udhëtimin mes për mes në Shqipëri" (Lasgushi), ka një histori të pasur luftërash kundër pushtuesve e armiqve të gjuhës shqipe të kulturës shqiptare. Popullsia e kësaj treve ka marrë pjesë gjallërisht, me pushkë e me penë, në Lëvizjen Kombëtare të Rilindjes. Ibrahim Temo e Dervish Hima, veprimtarë të shquar të Lëvizjes Kombëtare kanë dalë nga kjo trevë, ashtu si dhe qindra luftëtarë të çetave patriotike, që e vijuan luftën edhe më pas për mbrojtjen e krahinës së Korçës kundër shovinistëve grekë. Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore kjo trevë njohu shtypjen dhe mjerimin e regjimit të mbretërisë së Karagjorgjeviqëve. Asnjë shkollë shqipe, asnjë libër shqip! Por nuk u shuejt, jo, Shqyptaria -siç ka shkruar i pavdekshmi Ndre Mjeda! Pas shpërbërjes së Mbretërisë Jugosllave më 1941 në këtë trevë u hapën për herë të parë shkollat shqipe. Mësuesit u dërguan nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, - shumica kishin kryer shkollën Normale të Elbasanit, - dhe u pritën krahëhapur. Ata hodhën farën e diturisë në gjuhën shqipe dhe ringjallën ndjenjën e krenarisë për emrin Sh-qiptar. Një pjesë e tyre iu përgjigjën zërit të atdheut dhe dolën malit ku përsëri ushtonte kënga "... përmbi shkëmbinj e gurë lirinë të ngjallimë ...". Ladorishti, vendlindja e autorit, është një fshat i martirizuar nga egërsia e bishave naziste. Të tërbuar nga afrimi i disfatës së tyre të pashmangshme e përfimdimtare, në tërheqje e sipër më 28 tetor 1944 nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre dogjën Ladorishtin dhe vranë afro 100 burra, gra e femijë të pafajshëm. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18833 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-007750 929 Mur-Shq 2013 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-007764 929 Mur-Shq 2013 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available Ushtria çlirimtare e Kosovës / Henry H. Perritt
Title : Ushtria çlirimtare e Kosovës : rrëfim prej brenda për një kryengritje Other title : Kosovo Liberation Army : the inside story of an insurgency Material Type: printed text Authors: Henry H. Perritt, Author ; Arbana Mjekiqi, Translator Publisher: Prishtinë : Koha Publication Date: 2008 Series: Koha Pagination: 283 p. Size: 24 cm ISBN (or other code): 978-995-14-1707-5 General note: Includes bibliographical references (p. 265-268)
Includes bibliographical footnotes (p. 269-283)Languages : Albanian (sqi) Original Language : English (eng) Descriptors: Albanian history - Kosovo (Republic)
Kosovo - History - 1998-1999
Kosovo - Status
Personal narrativesClass number: 949.703 Abstract: Secili shqiptar e dinte se pa luftë nuk do t’i shpëtonim represionit të Serbisë. Të gjithë e dinin. Rugova e dinte, LPK-jsa e dinte. Mirëpo, njerëzit fillimisht zgjodhën rrugën më të lehtë. Ata gjithnjë kanë dashur të besojnë se nuk do t’u duhej ta paguanin çmimin më të lartë për ta arritur atë që dëshironim. Megjithatë, është traditë në kulturën tonë që çdo gjeneratë ta sprovojë atë më të vjetrën. Gjithashtu në shoqërinë tonë ka pasur njerëz, të cilët kanë rënë më shumë në sy si armiq të regjimit. Këto familje ishin caqe të vazhdueshme, atyre iu desh të vendosnin më herët sesa të tjerët. Nuk patëm shumë zgjidhje gjatë asaj kohe. E dinim se do të vriteshim në njërën mënyrë apo tjetrën – në burgjet e Serbisë, nga atentatet apo nga rezistenca e drejtëpërdrejtë. Nuk do të kishtë paralajmërim. S’patëm zgjidhje tjetër, pos të luftonim. Contents note: Shkurtimisht mbi librin; Fytyrat e UÇK-së dhe kundërshtarët e saj kosovarë; Krijimi dhe ruajtja e mbështetjes publike; Rekrutimi i luftëtarëve dhe komandantëve; Shpëtimi dhe asgjësimi dhe shfrytëzimi i Milosheviqit; UÇK-ja në luftë; Financimi; Stërvitja; Furnizimi; Formësimi i opinionit ndërkombëtar; Politika e pasluftës; UÇK-ja në kutitë e votimit; UÇK në gjykim; Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17195 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-006152 949.703 Per-UshA 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-006151 949.703 Per-UshA 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available