Title : | Vanessa Redgrave : autobiografia | Other title : | Vanessa Redgrave : an autobiography | Material Type: | printed text | Authors: | Vanessa Redgrave, Author ; Veton Surroi, Translator | Publisher: | Prishtinë : Koha | Publication Date: | 2011 | Series: | Elefans | Pagination: | 320 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-995-14-1754-9 | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Actors Biography Redgrave, Vanessa (1937-)
| Class number: | 929 | Abstract: | U linda në mes të një shhtrëngate, të shtunën, më 30 janar të vitit 1937. Atëbotë, rreth orës gjashtë të mbrëmjes nëna gjendej në maternitetin në Blackheath të Londrës, përderisa babai im po e zhvillonte një dyluftim me Laurence Oliverin në Old Vic. Laertesi kundër Hamletit. Dikush, nga krahu, i bëri me dije babait tim: ”Vajzë është”. Kur u ngrit perdja, Olivieri bëri një ap para dhe ai kumtoi audiencën se Laertesi e kishte një vajzë. Babai krenohej shumë me këtë rrëfm. Ia kishte treguar nënës sime dhe, sipas saj, Olivieri kishte thënë: Zonja dhe zotërinj, sonte ka lindur një aktore e madhe.
Kujtimin më të jersjë, që e mbaj mend çiltër, me zëra e aromë, ishte i një mëngjesi gushti nga viti 1940, kur isha trevjeçare. Jam vetëm në kopsht, duke ngrënë një pjatë qumështi përzier me Rice Krispies të Kellogg’sit. Dielli shndrit, ajri është i freskët, i ëmbël dhe i lagur nga vesa e barit dhe e fletëve të një druri të madh lajthie. Disa harrje e mita rrinë pezull; zëzëllima dhe kërcitjet e Rice Krispies janë të vetmet zhurma që thyejnë heshtjen. Përnjëherë, një këlthitje e madhe e përshkoi qiellin. Një kornizë dritareje prej druri në katin e epërm përplaset. Dulcie Shave, dadoja e vëëlait tim të vogël, nxjerr kokën jashtë dhe bërtet: ”Vanessa! Hyr brenda. Hyr mbrenda menjëherë!”.
Këlthitja vinte nga sirena e alarmit kundër sulmeve ajrore, të parin ë kisha dëgjuar ndonjëherë. Nënës sime i kujtohet se atë pasdite dhe çdo natë tjetër për një javë rresht e kishim kaluar në bodrumin e shtëpisë sonë të marrë me qira në St. John’s Wood në Londër veriore, përderisa bobat binin mbi Cityn dhe në Esat Endin dendur të populluar. Do t’i shtrinte dyshekët tanë mbi dyshemen, do të na rrëfente tregime nën dritën e qiririt dhe do të na këndonte ninulla mua dhe corinit foshnjë. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=16989 |
|  |