Abstract: | Për të folur për babanë tim, Bekim Fehmiun, jam i detyruar t'i them disa fjalë për gjyshin tim, Ibrahimin. Ka lindur më 1892 në Gjakovë, në një famitje tregtare dhe intelektuale. E ka kryer shkollën për mësues dhe Medresenë në Shkup. Biografia e gjyshit, shkurtimisht mund të tregohet përmes shembullit të emrave të fëmijëve të vet, të cilët ua ka dhënë personalisht, duke u përpjekur që ata të jenë emra shqiptarë (në vend të atyre të zakonshëm turqisht dhe arabisht) e të cilët sirrtbolikisht flasin për idealet që synonte. Vajza më e madhe Besa - fjala e nderit, betim, një-farë shenje cilësore për shqiptarët; Shpresa - shpresë për ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim - djali i parë bashkimi i popullit shqiptar; Arsim - arsimimi i popullit; Fatmir - fati i mirë i popullit; babai im, Bekim - qoftë bekuar populli; Afërdita - agimi është afër për popultin shqiptar; Luljeta - lulja e jetës. Me pushkë e libër në dorë, ka qenë dora e djathtë e Bajram Currit, udhëheqësit të kryengritjes së popullit shqiptar, kundër turqve në vitin 1912. Si një ndër mësuesit e parë, i përkushtohet arsimimit të popullit të vet dhe hap-jes së shkollave si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri. Prandaj, qeveria serbo-malazeze e dënon me vdekje. Në kohë të mbretërisë jugosllave, e ndjekin si ba-shkëpunëtor të Bajram Currit dhe simpatizant të Fan S. Noli't. Gjyshin e ndjek edhe mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, i cili jep një mijë dukatë për kokën e ti'j. |