
Edward Elgar Publishing UN iLibrary HeinOnline Directory of Open Access Books SAGE Journals ASTM Compass
From this page you can:
Home |
Descriptors



E vërteta e fshehur e një procesi / Kastriot Dervishi
Title : E vërteta e fshehur e një procesi : gjyqi i Koçi Xoxes, lidhjet e tij me Enver Hoxhën Material Type: printed text Authors: Kastriot Dervishi, Author Publisher: Tiranë : Shtëpia Botuese 55 Publication Date: 2009 Pagination: 273 p. Layout: ill. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-99943-566-0-7 General note: Includes a transcript of the trial of Koçi Xoxe (p. 65-249)
Includes bibliographical referencesLanguages : Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) Descriptors: Albania - History - 1944-1990
Cabinet officers
Political prisoners
Trials (Political crimes and offenses)
Xoxe, Koçi 1917-1949Class number: 949.65 Abstract: Në një prej proceseve të vitit 1983, gjykatësi komunist Aranit Çela i drejtohet një prej të pandehurve me akuza duke përmendur midis të tjerash edhe "kohën e Koçi Xoxes". I pandehuri që u dënua më pas me vdekje, i kthehet i qetë:"Nuk ka pasur kohë të Koçi Xoxes, sepse edhe ajo është koha jonë". Sigurisht Araniti mori një pamje inatçore, pasi edhe ai vetë kishte qenë një prej protagonistëve të asaj që njihet si "koha e Koçit", por që është njëlloj si kohët e tjera. I pandehuri i procesit në fjalë, ndonëse jo në rrethanë normale, kishte thënë një të vërtetë të pamohueshme, pasi nuk kishte pasur në fund të fundifkohë të Koçit", pasi të gjitha kohët kishin qenë pa diskutim "kohë të Enverit". Për të sjellë të vërtetën e këtyre "kohëve" dhe për t'i dhënë secilit atë që i takon dhe që meriton, ky botim i sjell lexuesit materialin e procesin të "bujshëm"të kohës për dënimin e Koçi Xoxes dhe"grupit të tij", në të cilin do të ketë mundësi të shohë se"koha e Koçit" nuk ka qenë gjë tjetër, veçse kohë e Enverit dhe Koçit, por me të vetmin dallim se ndëshkimin e mori njëri dhe meritën e ndëshkimit e mori tjetri. Trajtimi i kësaj çështjeje ka qenë kryesisht në dy drejtime: I pari që quan sukses të"goditjes së krimif'dhe i dyti që e nxjerrtë pafajshëm Xoxen dhe viktimë të shokut të tij Enver Hoxha. Këto dy opinione janë përplasur në vitet e demokracisë duke iu referuar fare pak dosjes së këtij procesi që ruhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, e duke u marrë më shumë me aspekte sesa me çështje themelore. Contents note: Të vërtetat e një procesi; Hetuesia e zhvilluar; Aktakuza e grupit hetimor; Krimet e sigurimit nëpërmjet deklarateve; Egzekutimi i Koçi Xoxes; Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15208 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-003571 949.65 Der-vër 2009 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available 2702-003572 949.65 Der-vër 2009 General Collection SEEU Library Skopje Albanian Available E vërteta e fshehur e një procesi / Panajot Plaku
Title : E vërteta e fshehur e një procesi : kujtime Other title : Nasilje nad albanskom revolucijom Material Type: printed text Authors: Panajot Plaku (1919-1966), Author ; Resul Shabani, Editor Publisher: Tiranë : Shtëpia Botuese 55 Publication Date: 2008 Pagination: 239 p. Size: 21 cm ISBN (or other code): 978-99943-564-7-8 Price: 9 euro General note: Includes bibliographical references Languages : Albanian (sqi) Original Language : Croatian (cro) Descriptors: Albania - History - 1944-1990
Cabinet officers
Communism - Albania
Trials (Political crimes and offenses)Class number: 949.65 Abstract: Me të lexuar lajmin në gazetën Borba, (17 maj 1957), se në Jugosllavi qe arratisur gjenerali Panajot Plaku, ministër në qeverinë e Shqipërisë dhe, pak më parë, zëvendës i parë i ministrit të Mbrojtjes Popullore, por edhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, nuk e pandeha se një ditë do ta takoja këtë njeri të mrekullueshëm, bile se do ta bëja ndër miqtë e mi më të mirë. E dija se, herë-herë, duke dashur t'i shpëtojnë terrorit, në Jugosllavi ishin arratisur individë, bile edhe familje shqiptare, por me sa di unë, ishte hera e parë që në shtetin tonë të arratisej njëri nga udhëheqësit e lartë shtetëror dhe partiak të Shqipërisë. Një pyetje shtrohej vetvetiu: si ia doli Panajot Plaku ta realizojë atë që s'kanë mund të realizojnë dot shumica e politikanëve dhe udhëheqësve të Shqipërisë, të cilët kanë kundërshtuar politikën antijugosllave dhe metodat e dhunshme të Enver Hoxhës kundër popullit të vet: të arratiset nga shteti, i cili është shndërruar në një burg tepër të madh, rrethuar me tela me gjemba? Shumë prej tyre, duke ëndërruar lirinë dhe ngadhënjimin e socializmit në vendin e tyre, por edhe përtëritjen e lidhjeve miqësore me Jugosllavinë, bashkëluftëtaren e ditëve të lavdishme të luftës çlirimtare dhe të rindërtimit e të ndërtimit të vendit, kishin përfunduar tragjikisht si viktima të spastrimeve të Enverit burgjeve të Shqipërisë. Tani, në mesin tonë kemi njeriun, i cili do të dëshmojë nga burimi i ngjarjeve për fatin e tyre tragjik dhe do na flasë për kaosin që mbretëron në vendin, i cili është sa afër dhe aq larg prej nesh. Record link: https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15239 Hold
Place a hold on this item
Copies
Barcode Call number Media type Location Section Status 2702-003619 949.65 Pla-vërA 2008 General Collection Library "Max van der Stoel" Albanian Available