Title : | Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë; Republikës së Shqipërisë; Republikës së Kosovës |
Original title : | Constitution of The Republic of Macedonia; The Republic of Albania; The republic of Kosovo |
Material Type: | printed text |
Authors: | Bajram Pollozhani, Author |
Publisher: | Shkup : SHB Furkan ISM |
Publication Date: | 2011 |
Pagination: | 230 p. |
Size: | 20 cm |
ISBN (or other code): | 978-6-08-216034-4 |
General note: | Includes bibliographical footnotes
|
Languages : | English (eng) Albanian (sqi) Original Language : English (eng) Albanian (sqi) |
Descriptors: | Constitution of Albania Constitution of Kosovo Constitution of Macedonian
|
Class number: | 342.4 |
Abstract: | Në teorinë e së drejtës kushtetuese, pavarësisht nga qasjet e trajtimit, rëndësia e aktit kushtetues paraqet çështje esenciale dhe gjithnjë aktuale. Kjo para se gjithash për arsye se kushtetuta është burim themelor i së drejtës kushtetuese, si dege pozitive e së drejtës por njëkohësisht edhe burim juridik edhe për degët tjera të së drejtës. Për kuptimin e kushtetutës si akt themelor juridik ekzistojnë mendime dhe interpretime te llojllojshme nder te cilat pa dyshim se me te njohura janë: kuptimi formal dhe ai material. Sipas kuptimit formal, kushtetuta është akt juridik i shkruar dhe i kodifikuar me fuqi të lartë juridike i miratuar nga organi më i lartë përfaqësues i një vendi (asamble, parlament, senat, etj) ose nga një organ posaçërisht i zgjedhur vetëm për këtë qëllim (asamble kushtetuese), por në disa sisteme, ndonëse me rrallë kushtetuta miratohet edhe me referendum - drejtpërdrejti nga populli. Ndërkaq sipas kuptimit material, kushtetuta paraqet tërësi normash ose rregullash themelore me të cilët rregullohen bazat e rendit shoqëror dhe juridik të një vendi që gjithashtu paraqet burim si për degën e së drejtës kushtetuese ashtu edhe për degët tjera të së drejtës (si p.sh në Mbretërinë e Britanisë së Madhe). Natyrisht se në teorinë e së drejtës kushtetuese për nocionin dhe rendësin e kushtetutës ekzistojnë edhe pikëpamje të tjera siç janë kuptimi politik, filozofik, teorik-juridik, etj1. Pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme teorike për nocionin e kushtetutës, rëndësia e saj si akt me i larte juridik dhe Rolitik i një vendi mbetet e pakontestueshme për vet faktin se kjo është bazë për veprimin dhe sjelljen e çdo organi shtetëror dhe të çdo bartësi të autorizimeve publike. |
Contents note: | Kushtetuta e Republikës së Maqedonis; Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë; Kushtetuta e Republikës së Kosovës; |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14980 |