Title : | Komploti kundër lirisë : Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike |
Material Type: | printed text |
Authors: | Andrea Stefani, Author |
Publisher: | Tiranë : Onufri |
Publication Date: | 2011 |
Pagination: | 559 p. |
Size: | 24 cm |
ISBN (or other code): | 978-99956-87540-- |
Price: | 1500 lekë |
General note: | Includes bibliographical references (p. [557]-559) |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Descriptors: | Albania - Foreign relations Albania - Politics and government - 1990- Democracy - Political process - Albania
|
Class number: | 321.8 |
Abstract: | Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit. Një karakteroskopi për demonët e tranzicionit të dështuar. Roli i liderëve në degradimin e demokracisë shqiptare në tirani bolshevike. Sali Berisha si një Hitler i demokracisë, papërgjegjshmëria e Fatos Nanos, gabimet e Edi Ramës si dhe renegatizmi i Ilir Metës. Cila është përgjegjësia e shqiptarëve si masë në metamorfozën lirivrasëse të tranzicionit? Libri tenton edhe një analizë mbi faktorët socialë dhe psikologjikë që i bëjnë shqiptarët të fjetur, të nënshtruar, por edhe të etur për sundim. Si lind dhe si zhvillohet liria në shpirtin e individit, por edhe si mbytet ajo. Si na shikojnë të parët tanë: të vërtetat e hershme të Nolit, Konicës dhe Vlorës për shqiptarët e ditëve të sotme. Çfarë e dallon popullin nga kombi? A jemi popull dhe a e duam vërtetë Shqipërinë si gjithë Europa? Populli si turmë dhe turma si popull. Shqiptarët mes Lindjes dhe Perëndimit. Të vërtetat dhe gabimet e debatit Kadare - Qose. Shqipëria një shtet i përçarë, por jo i çarë. Ç'na pengon të bëhemi europianë. Ç'fshihet pas mbështetjes ndërkombëtare për Sali Berishën: United States Capture? Plane për ndarjen e Kosovës? Nevoja për "një dorë të fortë" në Shqipëri? Korruptim apo shantazhim i perëndimorëve? Hieroglifi i pazbërthyer i fishekëve kinezë. Zemërimi i ambasadorit Uidhers. Një stabilitet duke sakrifikuar lirinë? Mëkati historik dhe fatal i amendimeve në Kushtetutë. E kujt është përgjegjësia dhe a ka rrugëdalje? |
Contents note: | Demokracia Bolshevike dhe Liria; Demokracia dhe Ringritja e Kulteve Antiliri;Demokracia e skllevërve; Demokracia pa Demos; Liria dhe Njeriu; Shqiptarët në udhëkriqin Lindje-Perëndim; Tirana tiranike dhe Ndërkombëtarët; Demokracia dhe Institucionet; |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=15198 |