Title : | Jeta ime | Other title : | My life | Material Type: | printed text | Authors: | Bill Clinton, Author ; Pranvera Xhelo, Translator | Publisher: | Tiranë : Dudaj | Publication Date: | 2005 | Pagination: | 815 p. | Layout: | ill. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-99943-332-6-4 | Price: | 1890 lekë | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Clinton, Bill, 1946- Presidents United States United States - Foreign relations - 1993-2001 United States - Politics and government - 1993-2001
| Class number: | 973.92 | Abstract: | Pas botimit të librit 'Jeta ime@ në qershor 2004, udhëtova në mbarë Amerikën dhe në shumë vende të tjera për ta promovuar. U habita që aq shumë njerëz pritnin me orë të tëra, nganjëherë gjithë natën, që t'ua nënshkruaja librat e tye, siç kanë bërë tashmë mbi 60 mijë prej tyre, dhe u isha mirënjohës. Gjatë dhënies së autografeve, intervistave dhe takimeve të rastësishme njerëzit më bënë shumc komente interesante dhe nga më të ndryshmet në lidhje me atë që kishin ndier e përftuar duke lexuar historinë time - çka dëshmon se të gjithë ne e thithim informacionin përmes kënvështrimit të përvojave, interesave dhe nevojave tona. Shumica e komenteve të njerëzve grupoheshin në tri kategori: se sa u ka pëlqyer rrëfimi për vitet e mia të hershme; se çfarc ndikimi kanë pasur tek ata gjërat që kam bërë kur kam qenë President; sa i ka ndihmur libri që ta kuptojnë më mirë politikën moderne dhe çështjet e drejtimit politik. Sigurisht, një numër jo i vogël njerëzish më ngacmuan për formatin dhe peshën e librit. Disa u treguan mjaft të sjellshëm dhe më thanë se u pëlqeu, përfshirë më së fundi edhe një pjesëtar në moshë të re të grupit muzikor "A & M" të Universitetit të Floridas, ndërsa unë dhe ish-presidenti Bush po hynim në fushë për një paraqitje përpara ndeshjes së "Super Bowl" për të përshëndetur forcat tona ushtarake. Në javët e para pas daljes së librit, më të shumtët e njerëzve më flitnin për fëmijërinë time, duke më thënë se leximi i tij i kishte bërë të mendoheshin për vitet e tyre të para. Një grua që unë dhe Hillari e takuam në një librari të Kolorados, si dhe një intervistuese e një televizioni europian, folën hapur për fëmijërinë e tyre të trazuar dhe thanë se, kur kishin lexuar historinë time, ajo i kishte ndihmuar që ta kuptonin më mirë fëmijërinë e tyre, përfshirë problemet me të cilat ishin ndeshur kur ishin rritur. Shumë lexues në moshë të re, sidomos emigrantë ose studentë të përfshirë në programet e shkëmbimeve mes vendeve, thanë se e lexuan historinë time për ta pasur si një udhërrëfyes për mënyrën se si mund t'i jetonin edhe ata ëndrrat e tyre. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=14825 |
|  |