Abstract: | Dan Brown është diplomuar dhe ka dhënë anglisht në Akademinë Philips Exeter. Kështjella Dixhitale u frymëzua nga prania e papritur e agjentëve të FBI-së në kampusin e Exeterit, për shkak të një kërcënimi të njoftuar nga NSA-ja dy studentë kishin përhapur gjithandej një e-mail duke thënë se Bill Klintoni ishte një gënjeshtar dhe duhej vrarë. Dan Brown është autori i bestsellerit Kodi i Da Vinçit, Engjëj dhe Djaj dhe Mashtrimi i Madh. Ai jeton në New England bashkë me të shoqen. Përpara se të shkruante bestseller-in prej multimiliona kopjesh të shitura rrëmbimthi, "Kodin e Da Vinçit", Dan Brown-i filloi kërkimin e tij me mprehtësi prej bisturie dhe derdhi aftësi prej rëfimtari mbi organizatën më të fuqishme të inteligjencës në tokë: rganizatën Kombëtare të Sigurisë (NSA), një agjenci ultra-sekrete me buxhete miliarda dollarësh dhe shumë herë më e fuqishme se CIA. Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit NSA-ja po mbahej peng... jo me armë apo bomba, por nga një kod kompleks gjenial që, nëse zbatohej, do të gjymtonte inteligjencën e SHBA-ve. |