Abstract: | “Jeta është një furi.furia-seksuale, edipale, brutale, politike, magjike- na çon në lartësitë më të shndritshme dhe në thellësitë më të zymta. Kështu jemi gatuar, kështu e qytetërojmë veten për të fshehur kafshën e tmershme njerëzore brenda nesh: të ekzalutarin, të gjithëfuqishmin, vetëshkatërruesin, te papengueshmin zot të krijimit. E ngremë njëri-tjetrin në lartësitë e gëzimit. E shqyejmë njëri-tjetrin gjymtyrë pas gjymtyre. Malik Solanka, filozof dhe kukullabërës i jashtzakonshëm, një ditë heq dorë nga jeta e vet, e braktis familjen pa thënë asnjë fjalë dhe largohet nga Londra për t’u vendosur në Nju-Jork. Brenda tij mbretëron furia dhe ai druhet se mos bëhet i rrezikshëm për ata që dashuron. Mbërrin në Nju-Jork në një kohë bollëku të paparë, në kulmin e kamjes dhe të pushtetit të Amerikës, ku kërkon të “fshijë’’ vetveten. “Hamë, Amerikë, - lutet ai,- hamë dhe falmë qetësinë!” Por ngado e rrethon furia. Shoferë taksish që shpërthejnë në fjalë të ndyra. Një vrasës serial, që i vret vajzat me një bllok betoni. Rreth e rrotull vetëm sherre dhe grindje metropolis. Ndërkohë mendimet, emocionet dhe dëshirat e tij arrijnë nivele çmendurie. Një biondinë e gjatë me sy të blertë e pret në këtë qytet. Sikurse edhe një vajzë tjetër, me të cilin do të bjerë në dashuri dhe do të terhiqet drejt një furie të një tjetër lloji, rrënjët e së cilës fshihen në anën tjetër të botës. Furia është një vepër me energji shpërthyese,një komedi e pamëshirshme dhe e zezë, një studim thellësisht shqetësues i anës me të errët të natyrës njerëzore dhe një histori dashurie që të lë pa gojë. Gjithashtu është edhe një portret mbresëlënë i Nju-Jorkut. Pas fëmijëve të mesnatës, ku Bombei përshkruhet me imtësi, asnje vend tjetër nuk është kapur kaq fort dhe kaq saktësisht nga pena e shkrimtarit qysh atëherë. |